Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku një grup protestuesish të maskuar hyjnë e dalin brenda selisë së Partisë Demokratike.
Krahas pamjeve, Balla shkruan se selia e PD-së është kthyer në depo të molotovëve, për të furnizuar protestuesit e dhunshëm.
‘Depoja e molotovëve: SELIA E PD’, ka shkruar Balla krahas pamjeve në rrjetet sociale.
Lajmi kryesor:
LIVE- Protestat e dhunshme/ Zjarr hyrjes së Ministrisë së Mjedisit, molotovë Bankës së Shqipërisë, Teatrit të Kukullave e efektivëve! Këlliçi, Nallbati dhe Stresi prijnë protestuesit
LAJMET MË TË VLERËSUARA









