Krijohen 700 ekipe sportive në të gjithë vendin, veshje falas për çdo fëmijë! Nxënësit spektakël në 'Air Albania', Rama: Këtu janë kampionët e ardhshëm

TIRANË- Qindra të rinj e të reja u mblodhën ditën e sotme në stadiumin ‘Air Albania’ për të festuar së bashku krijimin e 700 ekipeve sportive në 61 bashkitë e vendit. Projekti ‘Ekipet Sportive në Shkolla’ synon të nxisë të rinjtë të shkojnë drejt sportit, si edhe të promovojë kulturën sportive për një jetë të shëndetshme.

Nxënëësit nga shkollat e të gjithë vendit dhuruan sot një performancë për të pranishmit, mes tyre kryeministri Edi Rama, ministret Evis Kushi dhe Bora Muazhaqi, kreu i KOKSH, Fidel Ylli dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Aktiviteti nisi duke kënduar himnin kombëtar dhe vijoi me performanca ndryshe nga ekipet sportive. Nuk munguan vallet popullore, kërcimet moderne deri tek akrobacitë.  

Përmes këtij projekti, kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se do të ifentifikojnë talentet në sport që më pas do jenë kampionët e vendit tanë, të cilët do të ngrenë lart flamurin shqiptar.

“Në këtë lëvizje të madhe sportive, e cila sapo ka nisur, me siguri do të dalin edhe ata kampionë që do të ngrenë lart flamurin e Shqipërisë, do të dalin edhe ata që do të nderojnë jo vetëm veten, jo vetëm prindërit, por mbarë kombin shqiptar,” tha ai.

Kreu i KOKSH, Fidel Ylli, i cili po vë në zbatim projektin me mbështetjen e qeverisë, theksoi se përmes kësaj nisme fëmijët do t’i përfitojnë falas të gjitha veshjet sportive që do të nevojiten për të kryer stërvitjen.

"Do t’iu vijë në ndihmë familje që s’do paguajnë asnjë lek për të blerë atletet, çantat uniformat, pasi janë të paguara nga qeveria shqiptare", theksoi Ylli. 

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u tha të rinjve se me krijimin e ekipeve sportive do të zhvillojnë edhe kampionate.  Përmes kësaj lëvizjeje sportive, për herë të parë, do zhvillohet turneu i ndeshjeve të volejbollit dhe basketbollit nëpër qarqe, ku do të mbahen 96 kampionate dhe më pas, në 2023, do zhvillohen 12 garat kombëtare.

"Këmbëngulje çdo ditë për t’ia arritur, për të bërë kampionate", tha ministrja. 

Teksa i cilësoi të rinjtë që kishin mbushur sot stadiumin si kombëtarja e re shqiptare, kryebashkiaku Veliaj se vitin tjetër do kenë shumë aktiviteti sportive duke qenë se Tirana ka marrë stafetën si ‘Qyteti Europian i Sportit’.

"Mezi pres që vitin tjetër kur Tirana është 'Qyteti Europian i Sportit, të kemi vitin më të bukur për çunat e gocat e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë sot çunat e gocat e Shqipërisë janë kombëtarja jonë e re", tha Veliaj. 

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi e sheh këtë projekt si një mundësi për të rinjtë që përveç mësimit edhe do të argëtohen. 

"Ta kthejmë shkollën në një vend ku edhe mësohet por edhe luhet. Ta kthejmë shkollën në vendin ku ka gjallëri, por edhe jetë të shëndetshme”, tha Kushi.

Projekti ‘Ekipet Sportive në Shkolla’ është pjesë e Strategjisë Kombëtare të Rinisë, një plan i miratuar nga Ministria për Rininë dhe Fëmijët.  Ekipet sportive kanë përfshirë nga i gjithë vendi më shumë se 10 mijë vajza dhe djem të që kanë formuar rreth 700 ekipe basketbolli dhe volejbolli për të dyja gjinitë, në arsimin parauniversitar dhe duke filluar nga janari do krijohen edhe ekipet me të rinjtë e universiteteve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:31
VIDEO/ Spektakël në ‘Air Albania’, tullumbacet me ngjyrat e simbolit të Lojërave Olimpike i japin pamje tjetër qiellit në Tiranë

 

Në përfundim të eventit ‘Ekipet sportive në shkolla’, nxënësit lëshuan tullumbacet me ngjyrat e simbolit të Lojërave Olimpike. Kështu qielli në Tiranë u mbush me ngjyrën e kuqe, jeshile, të verdhë, blu dhe të zezë.

Ora 13:24
700 ekipe sportive në të gjithë vendin, Veliaj të rinjve: Vitin tjetër Tirana ‘Qyteti Europian i Sportit’, na presin super aktivitete

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj në përurimin e krijimit të 700 ekipeve sportive në të gjithë vendin tha se vitin tjetër të rinjtë do kenë shumë aktiviteti sportive duke qenë se Tirana ka marrë stafetën si ‘Qyteti Europian i Sportit’.

“Krenar për ju, s’kishte mënyrë më të bukur për ta mbyllur vitin si Tirana kryeqyteti europian i rinisë. Mezi pres që vitin tjetër kur Tirana është qyteti europian i sportit, të kemi vitin më të bukur për çunat e gocat e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë sot çunat e gocat e Shqipërisë janë kombëtarja jonë e re. Bravo ju qoftë dhe forca përpara”, tha Veliaj.

Ora 13:20
Rama fton nxënësit të brohorasin 'Shqipëri' nga stadiumi 'Air Albania': Nga lëvizja e madhe sportive do dalin kampionët e ardhshëm

 

Me thirrjet Shqipëri, Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka folur para nxënësve në stadiumin ‘Air Albania’ duke thënë se mes tyre ndodhen kampionët e ardhshëm të Shqipërisë.

“Në këtë stadium, fjala më e bukur që mund të thuhet është Shqipëri. Nga këtu, e gjithë Shqipëria t’ju dëgjojë ‘Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri’. Me këtë lëvizje të madhe sportive, e cila sapo ka nisur, me siguri do të dalin edhe ata kampionë që do të ngrenë lart flamurin e Shqipërisë, ata që do të nderojnë jo vetëm veten e prindërit por mbarë kombin shqiptari. Kjo është një lëvizje për shëndetin, për mendjen e shëndoshë, për të kaluar të bashku orët e lira duke u argëtuar e duke garuar me njëri-tjetrin e në fund duke fituar. Paçi vetëm fitore”, tha Rama.

Ora 13:15
‘Ekipet sportive në shkolla’, Kushi: Të kemi gjallëri dhe argëtim! Muzhaqi të rinjve: Ju pres në kampoinate

 

Ministrja Evis Kushi e pranishme në prezantimin e projektit ‘Ekipet sportive në shkolla’ tha se ky projekt synon që në shkollë të zhvillohet edhe mësim, por fëmijët nga ana tjetër të argëtohen. Kushi u bëri thirrje të rinjve që të merren me sport për një jetë më të shëndetshme.

“Projekti që konsolidon të gjitha reformat që kemi marrë në këto vite për sportin. Kam një thirrje, sporti është jetik për shëndetin fizik, mendor social, ju mëson leksionet më të mira për jetën, disiplinën, punën në skuadër. Ta kthejmë shkollën në një vend ku edhe mësohet por edhe luhet. Ta kthejmë shkollën në vendin ku ka gjallëri, por edhe jetë të shëndetshme”, tha Kushi.

Nga ana tjetër, ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi u tha të rinjve se pas krijimit të këtyre ekipeve sportive do të zhvillojnë edhe kampionate në rang qarku por edhe nivel kombëtar.

“Sot nuk kemi kohë për fjalë, jemi për vepra. Fakti që të gjithë jemi këtu. Këmbëngulje çdo ditë për t’ia arritur, për të bërë kampionate. Shumë suksese dhe fitoftë më i miri”, tha Muzhaqi.

Ora 12:28
700 ekipe sportive në të gjithë vendin, kreu i KOKSH: Po i japim gjallëri sportit, veshjet falas për çdo fëmijë

 

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli ishte i pranishëm në ceremoninë e projektit më të ri ‘Ekipet Sportive në Shkolla’. Ylli tha se ky projekt, me atë të së cilit janë ngritur 700 ekipe sportive në të gjithë vendin, është një risi për vendin tonë dhe që pritet t’i japë gjallëri sportit.

Fidel Ylli theksoi se mbi të gjitha ky projekt do t’u vijë në ndihmë edhe familjeve të cilat nuk do të shpenzojnë para, pasi atletet, veshjet për çdo fëmijë do të mundësohen falas nga ky projekt.

“Nëpërmjet këtij projekti i jepni gjallëri sportit. Sporti nuk është një garë, është cilësi jete, është edukim prandaj ne me ndihmën që qeveria shqiptare dhe Rama i ka dhënë KOKSH këtë projekt madhështor për basketboll dhe volejboll në gjimnaze dhe universitete. Projekt që do krijojë elitën e ardhshme të sportit elitar. Me këtë projekt do gjallërojmë të gjitha bashkitë e vendit. Do t’iu vijë në ndihmë familje që s’do paguajnë asnjë lek për të blerë atletet, çantat uniformat, pasi janë të paguara nga qeveria shqiptare. Mesazh kryetarëve të bashkive, zhvilloni sportin, merrni shembull bashkinë e Tiranës”, tha Ylli.

Ora 12:19
VIDEO/ Akrobaci dhe kërcime, fëmijët e veshur kuqezi dhurojnë spektakël në stadiumin 'Air Albania'

 

Fëmijët e veshur kuqezi kanë dhuruar spektakël me performancën e tyre në ceremoninë për ekipet sportive, aktivitet që po zhvillohet në stadiumin ‘Air Albania’.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 10/12/2022 20:52

    Nje inisiative spektakolare… vetem keshtu mund te krijohen bazat per sportistet e ardhshem… nuk kushte asgje politike.. po ky popull vetem mitingjet politike njeh ndaj dhe u vret syte…ne tridhetvjet kush e ka bere tjeter..!!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 10/12/2022 13:37

    Megallomani dhe shfaqie shou per te mbuluar korupsionin galopant qe ka perfshire çdo qelizë te shoqerise shqiptare dhe menaxhohet me efektivitet te plote funksional nga pushteti aktual.

    Përgjigju
  • Socialisti: 10/12/2022 13:30

    Po behesh si Mao ce dun le nam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim