“Ju partitë e reja spo bëni gabimin më trashanik që bën një parti që ka qenë në opozitë shtatë vite dhe u çon një pyetësor në shtëpi dhe u thotë çfarë halli keni. Kaq vite në opozitë se di se për çfarë kanë nevojë qytetarët.
Këtë vetëm lul Basha e bën, ai është fati ynë si kundërshtar dhe fati i keq i Shqipërisë që nuk ka sot një parti në opozitë që të krijojë besim. Por ju lutem mos bëni gafat që bën luli se nuk ka 700 liqene Belshi se do kisha dashur shumë të ketë por nuk i ka”, tha Balla.
Por menjëherë ka ardhur dhe përgjigjia e Hajdarit e cila i ka thënë se ajo të paktën shton bukuritë e Shqipërisë kurse mazhoranca sipas saj taksat e shqiptarëve
“Ato që fryj unë jam liqenet dhe bukuritë e Shqipërisë kurse ju fryni paratë ata që merrni nga taksat e shqiptarëve. Shkoni atje Taulant dhe bëni një punë, mos qarkulloni me 7 bodygardë. Mos bëni që shqiptarë të shikojnë të ardhmen e tyre si mundëisnë e fundit”, tha Hajdari.