Majko: Vota e emigrantëve detyrim në 25 prill, KQZ të zbatojë ligjin! Balla: Basha me planin e tij kërkon të heqë ndihmën ekonomike

Kuvendi ka zhvilluar seancën plenare të parë të muajit shkurt. Seanca nisi me një interpelancë me ministrin e shtetit për Diasporën Pandeli Majko, e thirrur nga deputetët e opozitës për votimin e emigrantëve.

Për Majkon vota e emigrantëve është detyrim ligjor dhe duhet të konkretizuar në zgjedhjet e 25 prillit. Pritja e konsensusit politik nga KQZ, për Majkon është antiligjore. Gjatë interpelancës në Kuvend, ministri vijoi duke thënë se për këtë proces nuk ka asnjë pengesë. Por nuk ndan të njëjtin mendim opozita parlamentare. Deputeti Myslim Murrizi u tregua i ashpër teksa akuzoi mazhorancën duke thënë se për emigrantët ka qarë me lot krokodili.

Deri më tani, KQZ ka propozuar dy mënyra që shtetasit që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen; E para është nëpërmjet regjistrimit në portalin E-Albania ndërsa opsioni i dytë pranë KQZ-së. Më herët, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se nëse nuk gjendet konsesusi mes partive politike KQZ nuk do të realiziojë procesin që do mundësojë votën e emigrantëve.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla nga Kuvendi ka sulmuar planin ekonomik të PD. Ai tha se kreu i PD Lulzim Basha me programin e tij kërkon të heqë ndihmën ekonomike por një gjë të tillë shton se s’ka për ta bërë kurrë sepse s'mund të vijë në pushtet. Mohimi i të drejtës së votës së shtetasve jashtë vendit, për arsye “rregjistrimi", për ministrin Majko nuk është gjë tjetër, veçse një justifikim.

Deputetja Rudina Hajdari nga salla e Kuvendit ka deklaruar se shqiptarët janë njerëzit që emigrojnë më së shumti, duke bërë që sipas saj vendi jonë të ketë numrin më të lartë të azilkërkuesve. Ajo ka hedhur akuza ndaj politikanëve duke thënë se ata që janë në këtë sallë por edhe jashtë saj, shijojnë milionat në kurriz të pasurisë së përbashkët, ndërsa iu referua këtu dhe qarkut të  Elbasanit.

Duke folur për qarkun e Elbasanit, ku ajo kandidon, deputetja Rudina Hajdari më herët ka ngatërruar numrin e liqeneve të Belshit. Ajo fillimisht ka thënë se Belshi ka 700 liqene por më pas e ka korigjuar menjëherë duke thënë se ka 70. Por kjo ngatërresë e saj ësht përmendur nga kreu i grupit të PS Taulant Balla, i cili i ka thënë të mos bëjnë gafat që bën kreu i PD. Hajdari i përgjigjet me akuza e cila i ka thënë se ajo të paktën shton bukuritë e Shqipërisë kurse mazhoranca sipas saj taksat e shqiptarëve.

Pjesë e rendit të ditës në Kuvend ka qenë edhe projektligji "Për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin. Po ashtu edhe një sërë projektligjeshm, si ajo për Kodin Detar; ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Shqipërisë për shmangien e tatimit të dyfshitë, etj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:33
Murrizi: Bëni sikur ziheni, por keni 30 vjet që jeni në marrëveshje mes jush! Spiropali: Marrëveshjet me LSI janë bërë sa herë PD dilte nga binarët

Pas sulmeve që Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali bëri për opozitën i është përgjigjur deputeti i opozitës në Parlament, Myslim Murrizi tha nga Kuvendi se PS,PD,LSI bëjnë sikur zihen mes tyre por kanë 30 vite që janë në marrëveshje dhe se përtej sharjeve ata qeverisin së bashku, ku LSI herë kalon me PD dhe herë me PS dhe se sharjet e sulmet gjoja mes tyre për Murrizin janë lojëra të kota.

"Së bashku bënë kodin zgjedhor në 2008 duke i hequr të drejtën shqiptarëve të zgjidhnin deputetin e tyre, po i kthyet në votues partish. Së bashku e keni penguar në mënyrë të qëllimshme që të mos ecet para drejtësia e re. Në 2017 së bashku bëtë qeverinë dhe i dhatë 8 ministri atij që i hakërrehesh zonja Spiropali.  Më 14 janar u ulët së bashku dhe prutë atë që keni 30 vite që se keni prish kurrë dhe e shitët si marrëveshje të madhe tek ndërkombëtarët më 5 qershor", tha  Murrizi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministres Elisa Spiropali, e cila replikoi në Kuvend se marrëveshjet me LSI-në janë bërë për të risjellë  shtetin në vend sa herë që PD-ja dilte nga binarët dhe se në 2017 kjo u bë që për herë të parë në vend të pranoheshin zgjedhjet.

"Sa herë që PD ka dalë nga binarët PS-së i është dashur të bëjë marrëveshje për të bërë shtet. Po këtë mëkat po e mbajmë.  Dosjet e komunizmit ish kryetari juaj i ka përdorur si armë si fishekë për këdo që ka qenë në partinë e tij i përmendje dosjen dhe bëj si them unë e shkatërro vendin. Në 2017 po bëmë sërish marrëveshje për të mirë të Shqipërisë që të pranohej rezultati që nuk u pranua kurrë në këto 30 vite, por nuk ramë kurrë dakord që të mos ketë ndëshkueshmëri në Shqipëri", tha Spiropali.

Ora 13:15
Spiropali sulmon opozitën: Të vësh duart në kokë, ish-deputetë që partia i nxori në rrugë flasin për largimin e vendit nga Europa! Jemi më shumë se kurrë pranë BE

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka sulmuar opozitën jashtëparlamentare, nga Kuvendi duke thënë se tentoi të rrëzonte institucionet në 2019-ën por pavarësisht përpjekjeve të saj, mazhoranca arriti të  avakncojë me reformat që janë kushte për integrimin në BE.

Ndërsa foli për djegien e mandateve Spiropali tha se kjo erdhi pas vendimit të Berishës.

“Sdo e merrja fjalën të flisja nëse sdo të dëgjoja e çmeritur 2 ish deputetë të cilët partia e tyre i nxorrinë rrugë të flisnin për largimin e shqipërisë nga europa dhe distancën që paskemi krijuar ne me institucionet e BE. Të vësh duart në kokë është pak. Jo bvetëm këta dy ish deputetë u nxorrën zvarrë nga Kyvendi me vendim të ish kryetarit Sali Berisha duke braktisur institucionet në vitin më të rëndësishëm  të shqipërisë, duke marrë konsideratën e DASH dhe të mabasadës amerikane duke e cilësuar si minim dhe sabotim të demokracisë. Janë po të njëjtët njerëz që pa turp dhe pa u skuqur fare vazhdojnë të flasin për prespektivën europiane dhe për përpjekjet që kanë bërë për të na afruar me europën kur ishin ata që sulmuan fizikisht institucionet por edhe me forcën e vendimit të kryetarit të tyre dhe ish kryetarit për të ruajtur sigurinë e tyre familjare dhe partiake larg nga drejtësia e re. Po iu them se nëse ka një mazhorancë që ka bërë të pamundurën të mundur është kjo mazhorancë ky kryeministër.

Edhe pse 2020 ishte vit i vështirë kemi bërë të mundur të përmbushim të gjitha detyrat. Miratimi i reformës zgjedhore, GJK  dhe Gjykata e lartë, ndritja e SPAK dhe BKH dhe forcimi i luftës kundër tkorrupsionit dhe trafikut.Tani i takon bashkimit europian të mbajë fjalën dhe në këtë 6 mujor të përcaktojë korniznë e vetë. Shqipëria institucionet por edhe ne si kombë skemi qenë kurrë më pranë këtij procesi demokratik dhe është  falë këmbënguljes së jashtëzakonshme dhe luftës për të mbajtur institucionet në këmbë.

Si duket ka mbetur tradita e vjetër e të kundërshtuarit të gjithçkaje pa arsye. Kanë meritën e tyre duke qëndruar në këto institucione duke i bërë ballë një hovi haxhi qamilist në këto 4 vite që kulmoi në 2019 me tentativë për shkatërrim institucionesh. Ne i mbrojtëm nga molotovi dhe rrënimi i tyre duke kryeer zgjedhjet dhe duke bërë funksional parlamentin me të gjitha reformat e votuara", tha ajo.

Ora 13:00
Xhaçka: I njohim vetes mangësi lidhur me aftësinë që kemi pasur për të përthithur fondet IPA

Ministrja e Jshtme Olta Xhacka ka folur në Kuvend, lidhur me miratimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian në lidhje me programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2019, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit (IPA), të cilën e quan të rëndësishëm.

“Miratimi i Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Evropian në lidhje me programin Vjetor Kombëtar për Shqipërinë për vitin 2019, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit është realisht një moment i rëndësishëm.

E veçanta e këtij programi, që ka një kosto totale prej 71 905 555 Euro, me një kontribut maksimal të Bashkimit Europian prej 70 650 000 Euro, është se nëse fillimisht këto fonde ishin ndarë mes programit për “Përfshirje sociale” dhe atij për “Ekonominë qarkulluese”, aktualisht, pas situatës së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemisë COVID 19, këto fonde janë rialokuar duke u përqendruar plotësisht në programin për mbështetje sociale.

Besoj që ky është një moment i mirë për të falënderuar Bashkimin Europian për mirëkuptimin dhe gatishmërinë që ka treguar për t’ia përshtatur programin e vitit 2019 nevojave akute me të cilat u përball Shqipëria si pasojë e këtyre dy krizave të paprecedenta. Por është një moment për të qenë mirënjohës ndaj BE për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në rrugën e saj të integrimit”, tha ajo.

Xhaçka shtoi se duhet ti njohim vetes disa mangësi dhe kritika lidhur me aftësinë për të përthithur fondet IPA e për të përdorur këtë instrument kaq strategjik. Sipas saj, progresi në thithjen e këtyre fondeve ka qenë shpesh i vonuar dhe jo i njëtrajtshëm nëse krahason performancën e sektorëve të ndryshëm.

“Gjithsesi, besoj që të gjithë ne duhet t’i njohim vetes disa mangësi e kritika lidhur me aftësinë që kemi pasur për të përthithur fondet IPA e për të përdorur këtë instrument kaq strategjik. Sepse progresi në thithjen e këtyre fondeve ka qenë shpesh i vonuar dhe jo i njëtrajtshëm nëse krahason performancën e sektorëve të ndryshëm. Pavarësisht progresit të madh që është bërë gjatë viteve të fundit, kemi pasur e vazhdojmë të kemi probleme në të gjitha fazat e zbatimit të këtyre programeve, duke filluar që nga identifikimi i nevojave e hartimi i projekteve e sidomos tek implementimi.

Sigurisht që një pjesë e rëndësishme e arsyes për këto probleme vjen edhe nga problemet që ka vetë instrumenti. Sepse tashmë besoj që edhe vetë përfaqësuesit e BE e pranojnë që IPAt janë një instrument shumë kompleks dhe i vështirë, i ngarkuar me shumë burokraci, që kërkojnë kapacitete e burime njerëzore shumë të avancuara, në çdo nivel të qeverisjes qendrore apo vendore, për t’u përthithur me sukses. Burime e kapacitete, që pak vende jashtë BE kanë mundësinë t’i kenë të plota e funksionale. Burime e kapacitete, arritja e të cilave është në fakt një nga objektivat e procesit të integrimit për Shqipërinë. Unë shpresoj shumë, që edhe nga ana e BE do të ketë eventualisht një lloj reflektimi, për ta thjeshtëzuar disi këtë instrument, për ta lehtësuar atë disi nga pesha e jashtëzakonshme e burokracisë, padyshim pa bërë kompromis me standardet.

Por unë besoj po ashtu që vetë ne kemi shumë hapësirë për t’u përmirësuar e për të rritur performancën tonë në përdorimin e këtij instrumenti kompleks. Duke filluar që nga institucioni që unë drejtoj, ku rritja e performancës dhe aftësive tona për të përthithur financime nga BE është një nga prioritetet e punës sonë. Ne tashmë jemi duke punuar për të hartuar një plan konkret për rritjen e kapaciteteve dhe burimeve njerëzore që i dedikojmë këtyre programeve”, tha ministrja.

Ora 12:50
Klosi: Mjetet e lundrimit me flamur shqiptar, duhet ta kenë kapitenin dhe ekuipazhin shqiptar

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi deklaroi sot në Kuvend se në vitin 2021 ata që posedojnë një mjet me flamur shqiptar duhet patjetër të kenë ekuipazhin dhe kapitenin shqiptar.

Kjo shtoi ai bëhet për të krijuar vende pune dhe një industri të munguar në turizmin detar.

“Në Shqipëri biznesi i detit duhet të nisë me shpejtësi. Pse mos të jemi dhe ne si vendet e tjera të rajonit. Kemi bërë me shpejtësi masterplanin për zhvillimin e bregdetit. Objektivi jonë është që të jemi konkurent në turizëm. Legjislacioni jonë e trajton shumë të vjetruar hapësirën detare.

Viti 2021 do të ketë një turizëm me rregulla. Ata që posedojnë një mjet me flamur shqiptar duhet patjetër ta kenë kapitenin dhe ekuipazhin shqiptar. Ne duam ta fusim menjëherë këtë gjë. për të hapur mijëra vende pune për të krijuar mirëqënie. Për të krijuar një industri të munguar”, tha Klosi.

Ora 12:27
Projektligji për azilin, Çuçi: Ndihmë juridike falas për fituesit e statusit të refugjatit

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë seancës plenare tha se projektligji i ri, që pritet të miratohet sot në Kuvend, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, rrit nivelin e bashkëpunimit mes institucioneve përgjegjëse për azilkërkimin në vendin tonë si dhe mundëson garantimin e ndihmës juridike falas për fituesit e statusit të refugjatit.

“Disa risi të ligjit: Parashikohet rritja e nivelit të bashkëpunimit midis institucioneve përgjegjëse, duke zgjidhur mangësitë në këtë drejtim, duke niveluar strukturat përkatëse për të marrë përgjegjësitë që në momentin e parë, në pikat e kalimit kufitar dhe në brendësi të territorit ku kontaktohet me azilkërkuesit; Tjetër risi është mbajtja e të dhënave nëpërmjet regjistrit të azilit, rezultat i ngritjes dhe implementimit të data-bazës (regjistrit elektronik te azilkërkuesve dhe personave në mbrojtje ndërkombëtare), i cili është bërë funksional për herë të parë në 2018”, tha Çuçi.

Sipas tij, “nisma ligjore sanksionon bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare, që ofrojnë asistencë duke shtuar gamën e tyre; Një disiplinim i rregullave dhe procedurave për shtetasit azilkërkues është parashikuar nisur nga shqetësimet në vite, gjatë akomodimit të tyre pranë Qendrës së Hapur për Azilkërkuesit. Përveç të drejtës për të lëvizur lirshëm nga momenti i paraqitjes së kërkesës, janë përcaktuar rregulla dhe kufizime në rast konstatimi të shkeljeve të rënda, të cilat mund të sjellin pasoja në jetën apo shëndetin e komunitetit ku banojnë, por edhe më gjerë në zonën ku ndodhet qendra e hapur; Është parashikuar ndihmë juridike e garantuar nga shteti për kërkuesit dhe për ata shtetas që gëzojnë mbrojtjen ndërkombëtare, e cila deri më sot ofrohej nga organizatat ndërkombëtare.

Komisioni për Azilin dhe Refugjatët” ri-formatohet në strukturë, përbërje e status, duke rritur rëndësinë dhe nivelin e përfaqësimit, pasi emërimi bëhet nga Këshilli i Ministrave; Dhënia e Mbrojtjes së Përkohshme, në rastet e flukseve masive në territorin e Shqipërisë për arsye të luftës apo situatave të ngjashme, bëhet nga Këshilli i Ministrave. Kjo e drejtë i njihet edhe Ministrisë përgjegjëse, për raste të veçanta me afat 1 vjeçar me të drejtë zgjatje 6 muaj, por jo më shumë se 3 vjet”, shtoi Çuçi.

Ora 12:22
Murrizi: Politikanët kanë qarë me lot krokodili për emigrantët! Merreni vesh më mirë se kodi i Ndranghet-s’

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ka hedhur akuza ndaj politikanëve në Shqipëri për të cilët thotë se merren vesh më mirë sesa Kodi i Ndranghetas.

Në përgjigje të kreut të grupit të PS Taulant Balla, lidhur me situatën e Librazhdit Murrizi tha se mazhorancë e opozitë janë ortakë sëbashku dhe bënë që shqiptarët të arratisen.

"Askush nuk e kishte menduar që në vendin tonë do të vinte dita që Shqipëria të miratonte një ligj për azilantët. Një Shqipëri e varfër do të bënte një veprim bujar për azilantët nga vendet e botës së tretë. Ky është një ligj që emigrantët do e përdorin për të ikur drejt vendeve të Evropës, pasi nëse do të ishin nisur për Shqipëri më mirë të rrinin në vendin e tyre pasi ka pasur të njëjtin vend me to në ‘90 kur shqiptarët kaluan kangjellat për të iku.

Nga korriku i ‘90 në mars të ‘91 mediat prestigjoze italiane kanë bërë filma me shqiptarët fatkeq që kacavirreshin në anije dhe humbën pa nam e pa nishan. E njëjta histori u përsërit në ‘97 kur partia që qeveris sot shqiptarët u rrëmbye nga bandat dhe shumë shqiptarë morën rrugët. Teatri i shtirë me lot e qyrre për ato që humbën jetën për mbytjen e një anije me të gjithë fëmijë brenda.

E njëjta histori hipokrite përsëritet sërish këtu pas 30 vitesh, se duam sirianët , iranianët duke menduar se do të ndihmojnë emigrantët. Në këtë vend që në 30 vite ka larguar 2 milionë shqiptarë nga toka e tyre nuk flas për Italinë dhe Greqinë por por deri në Kinë dhe në Korenë e Veriut. Ligji për azilin politik u kthye në debat për Librazhdin mes Ballës dhe Hajdarit.

Balla mos harro se ke qenë shef kabineti i një kryeministri nga ‘97 deri në 2005 me kryeministrin që të solli peshqesh Ramën, ka qeverisur Rama, Meta, Majko, Nano, Librazhdi ka qenë aty dhe në 45 dhe në 85 dhe në ‘97 deri në 2005 kur qeveriste qeveria jote kur ka qeverisur partia që ti e quan qesharake, por në fakt ngjani si dy pika uji pasi e keni ndarë bashkë këtë dhe jeni marrë vesh më mirë se kodi i Ndrangetës dhe Kodin Zgjedhor bashkë e gatuat, dhe tjetërsimit e partive të vogla, dhe heshtjen i keni bashkë, dhe vilat te Teg-u dhe para Teg-ut jeni sëbashku, jeni komshi dhe ortakë sëbashku që bëtë që shqiptarët të arratisën”, tha Murrizi.

 

Ora 11:36
Valteri: Korrupsioni është kthyer në sistem! As Kryemadhi dhe as Basha nuk mund të pretendojnë se janë alternativa të reja në zgjedhje

Deputeti Halit Valteri, nga Kuvendi deklaroi se Shqipëria është bërë e pajetueshme, ndërsa theksoi se në zgjedhjet e 25 prillit as kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe as kreu i PD Lulzim Basha nuk mund të pretendojnë se janë alternativa të reja.

“Shqipëria nuk është shtet i jetueshëm. Duhet të kemi ligj të specifikuar për azilantët. Emigrimin e kemi vuajtur mbi shpinë. Azilantët në vend nuk vijnë për të bërë jetesë, sepse këtu po ikin vetë shqiptarët. Tre politikanë janë këtu që kur isha fëmijë.

Qytetarë shqiptarë, mendoni për veten tuaj. Korrupsioni në vend është kthyer në sistem. As Monika Kryemadhi dhe as Basha nuk mund të pretendojnë se janë alternativa të reja. Në duart e politikanëve të korruptuar shqiptarë janë dy e treta e pasurisë sonë në total. Edhe 21 janari, ata që vranë janë në poste shtetërore. Të gjithë politikanët duan të vjedhin. Më 25 prill dënoni mashtruesit”, deklaroi Valteri.

Ora 11:30
Gjoni publikon mesazhin e një vajze të re: 80% e shoqërisë sime ka emigruar, kemi humbur besimin në çdo institucion

1611829507_Screenshot5.jpg

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni gjatë seancës parlamentare këtë të hënë ka publikuar mesazhin e një vajze të re. Sipas tij, vajza është shprehur se 80% e shoqërisë së saj ka emigruar pasi këtu nuk shohin të ardhme. Gjithashtu Gjoni vijon se, vajza e re thotë se ka humbur besimin në çdo institucion publik.

“Kemi marrë mendimin e të rinjve për situatën në Shqipëri dhe si shohin vendin para dhe pas zgjedhjeve. Të gjithë shqiptarët duhet të dëgjojnë mesazhin e të resë. Çfarë mund të them kur 80 përqind e shoqërisë sime ka emigruar dhe po bëjnë sakrifica marramendëse jashtë vendit, sepse këtu nuk shohin të ardhme. Janë larguar njerëz me vlera. Kanë humbur besimin në çdo institucion, nuk ka marrëdhënie mes individit dhe shtetit. Të rinjtë marrin këtë vendim, jo më kot. ka shumë të zhgënjyer dhe të demoralizuar, që thonë se nuk bëhet ky vend. Më dhemb në zemër ky mesazh. Emigrimi është rritur në mënyrë dramatike. Mua më dhemb ky realitet. Më dhemb, kur shikoj se vendi im po shpopullohet. Paaftësia jonë për të qeverisur, po detyron njerëzit të largohen, madje edhe ata që janë të arsimtuar. Kryebajraktari në vend thotë se njerëzit ikin, mund të largohen disa, por jo kaq masivisht. Ky është projekt vizionar strategjik i keq, antikombëtar. Kjo po çon në shpopullim të vendit nga shqiptarët dhe kthim të Shqipërisë në kamp azili. Ndoshta Taulanti është i lumtur, se Librazhdi ndoshta ka punët mirë. Shqipëria po bëhet si Kandahari”, deklaroi Gjoni.

Ora 11:22
‘700 liqene në Belsh’, Balla ironizon Hajdarin: Mos bëni gafat që bën Luli... Deputetja: Ju fryni taksat e qytetarëve

Duke folur për qarkun e Elbasanit, ku ajo kandidon, deputetja Rudina Hajdari ka ngatërruar numrin e liqeneve të Belshit.

Ajo  fillimisht tha se Belshi ka 700 liqene por më pas e ka korigjuar menjëherë duke thënë se ka 70.

Por kjo ngatërresë e saj ësht përmendur nga kreu i grupit të PS Taulant Balla sot në Kuvend, i cili i ka thënë të mos bëjnë gabimet që bën PD.

“Ju partitë e reja spo bëni gabimin më trashanik që bën një parti  që ka qenë në opozitë shtatë vite dhe u çon një pyetësor në shtëpi dhe u thotë çfarë halli keni. Kaq vite në opozitë se di se për çfarë kanë nevojë qytetarët.

Këtë vetëm lul Basha e bën, ai është fati ynë si kundërshtar dhe fati i keq i Shqipërisë që nuk ka sot një parti në opozitë që të krijojë besim. Por ju lutem mos bëni gafat që bën luli se nuk ka 700 liqene Belshi se do kisha dashur shumë të ketë por nuk i ka”, tha Balla.

Por menjëherë ka ardhur dhe përgjigjia e Hajdarit e cila i ka thënë se ajo të paktën shton bukuritë e Shqipërisë kurse mazhoranca sipas saj taksat e shqiptarëve

“Ato  që fryj unë jam liqenet dhe bukuritë e Shqipërisë kurse ju  fryni paratë ata që merrni nga taksat e shqiptarëve. Shkoni  atje Taulant dhe bëni një punë, mos qarkulloni me 7 bodygardë. Mos bëni  që shqiptarë të shikojnë të ardhmen e tyre si mundëisnë e fundit”, tha Hajdari.

Ora 11:14
Balla: Basha me planin e tij kërkon të heqë ndihmën ekonomike, por s’do bëhet kurrë realitet! Ai vjen në pushtet aq sa mund të shpallet kampion ekipi i Belshit

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla nga kuvendi ka sulmuar planin ekonomik të PD. Ai tha se Basha kërkon të heqë ndihmën ekonomike por një gjë të tillë shton se s’ka për ta bërë kurrë sepse smund të vijë në pushtet.

“Ju partitë e reja spo bëni gabimin më trashanik që bën një parti  që ka qenë në opozitë shtatë vite dhe u çon një pyetësor në shtëpi dhe u thotë çfarë halli keni. Kaq vite në opozitë se di se për çfarë kanë nevojë qytetarët.

Këtë vetëm lul Basha e bën, ai është fati ynë si kundërshtar dhe fati i keq i Shqipërisë që nuk ka sot një parti në opozitë që të krijojë besim. Por ju lutem mos bëni gafat që bën luli se nuk ka 700 liqene Belshi se do kisha dashur shumë të ketë por nuk i ka.

Sa i përket programit të lulit dua tu them disa çështje. Basha ka në plan ta heqë skemën e ndihmës ekonomike, por ky plan sdo bëhet kurrë se shanset që Basha të marri qeverinë janë aq sa ekipi i Belshit të shpallet kampion në futboll në Shqipëri.

Në 2021 tentojnë të rikthejnë një politikë që avantazhin tqë pasurit dhe defavorizon të farfrit është një ogur i keq i opozitës.  Ps ka bërë atë që ka nevojë Shqipëria. Vetëm 3% e shqiptarëve taksohen më shumë, biznesi i vogël ata që kanë xhiro deri në 140 milion lekë fnuk paguajnë tatim fitimi.

Sa i përket çështjeve të Hajdarit, nëse në rubinetat e familjeve në Librazhd sdo kishin ujë unë nuk do kandidoja më për deputet. Jam krenar që për shkak të mbështetjes së atyre njerëzve të jashtëzakonshëm, se unë sjam nga ana politikanë që iki nga një vend në një tjetër, por jam në atë zonë dhe do vazhdoj në atë zonë se marrëdhënia me ta është çështje pune.

Ne kemi rikonstruktuar tërësisht rrjetin e ujit të pijshëm. Derisa të vinte
Rama në krye të këtij  vendi ajo  zonë ishte tejet e harruar sot janë 7.2 milion euro që investohen nga qeveria gjermane. Në fund të këtij procesi qoftë Librazhdi apo prrenjasi do kenë rrjetin më të mirë.

Saliu betoj aty pas korabit ne atë karrige të lënë bosh për të kujtuar zbrazëtinë  eBerishës. Ne jo vetëm e rikuperuam borxhin dhe sot jemi në kushte ku kemi vënë 9.5 miliardë lekë”, tha ai.

Ora 11:02
Hajdari: Shqipëria ka numrin më të lartë të azilkërkuesve! Ju në këtë sallë dhe jashtë saj, shijoni milionat në kurriz të pasurisë së përbashkët

Deputetja Rudina Hajdari nga salla e Kuvendit ka deklaruar se shqiptarët janë njerëzit që emigrojnë më së shumti, duke bërë që sipas saj vendi jonë të ketë numrin më të lartë të azilkërkuesve.

Ajo ka hedhur akuza ndaj politikanëve duke thënë se ata që janë në këtë sallë por edhe jashtë saj, shijojnë milionat në kurriz të pasurisë së përbashkët, ndërsa iu referua këtu dhe qarkut të  Elbasanit.

“Është ironike të flasësh se ju e dini fare mirë se shqipëria dhe shqiptarët janë të ndarë dhe të përçarë. Shqiptarët janë njerëzit që emigrojnë më së shumti. Kemi azilkërkuesit më të lartë. Tejkalojmë dhe vende që janë në konflikt. Si e4rdhën deri këtu. Su ka një mundësi  që një vend kaq i bukur dhe i pasur me burime, me klimë të  mrekullueshme, me vijë bregdetare të paparë.

Dje dhe pardje kam qëne në librzhd dhe Prrenjas. Ju që keni  qenë në këtë sallë e shkatërruat këtë vend. Ju dhe shumë të tjerë ndërtuat vilat më të bulura në ato zona dhe jeni më të pasur se e gjithë zona. Banorët më thonë se po prapë në këto zona erdhën për ujin e lumit  e futën në tuba shkatërruan shtratin e lumit. Ju bashkë në këtë sallë dhe jashtë kësaj salle shijoni milionat në kurriz të pasurisë së përbashkët. Banorët tregojnë se si po të njëjtit njerëz vajtën për toka më të mira teksa lanë asgjë për banorët e zonës.

Banorët vijojnë e shesin në rrugë pa kushtet minimale. Kështu pra në një zonë si ajo e prrenjasit e Librazhdit ska asnjë të ardhur për këta banorë, ku papunësia është kryefjala, dhe banorët nuk arrijnë të mbyllin dot një muaj. Kjo zonë është kthyer në një nga më të varfrat. Banoret skane uje te pijshem.

Kështu pra ditë pas dite javë pas java zona u varfërua dhe banorët detyrohen të kërkojnë fatin diku tjetër”, tha ajo.

Ora 10:53
Majko acarohet keq me deputetin Papa: Unë kam tashmë flokët e bardha dhe ti ke hequr kaçurrelat prej kohësh

 

Ministri i Diasporës Pandeli Majko, në fjalën e tij në parlament, teksa ishte thirrur në interpelancë nga deputeti i opozitës parlamentare Kristaq Papa, u acarua nga akuzat e deputetit që nuk është bërë asgjë për migrantët.

Në replikën me deputetin Papa, Majko tha se "Kam bërë dhe po bëj maksimumin për të mundësuar votën e emigrantëve. Të gjithë faktorët duhet të jenë në sinkron. Kam qenë në çdo mbledhje komisioni, ku jam ftuar. Unë kam tashmë flokët e bardha dhe ti ke hequr kaçurrelat prej kohësh".

"Unë nuk merrem zakonisht me ministrat, por punën që ata bëjnë. Unë nuk merrem fare se kë takon ministri kur shkon jashtë, por të bëjmë sa më mirë për atdheun. Shqiptarët jashtë vendit janë po kaq të indinjuar, si ata që janë në vend. Duhet të shikojmë betejën sesi të mbajmë jo 3 milionë njerëz, por 4-5 milionë, sepse Shqipëria është një vend i bekua nga Zoti", iu përgjigj Papa.

Ora 10:20
Majko: Vota e emigrantëve që në këto zgjedhje detyrim ligjor, nuk mund të presim konsensusin e opozitës për të respektuar ligjin

Ministri i Shtetit për Diaspoën, Pandeli Majko, në seancën e sotme plenare është thirrur në një interepelancë nga deputetët e opozitës për votimin e emigrantëve.

Majko tha se vota për emigrantët që në këto zgjedhje dhe është detyrim ligjor, dhe për respektimin e ligjit nuk mund të pretendohet konsensusi.

"Votimi i shtetasve jashtë vendit nuk ka asnjë problem ligjor për tu zhvilluar në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti. Nga strukturat përgjegjëse të ekzekutivit është plotësuar çdo angazhim ligjore.

Arsyetimi që vjen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se për të realizuar të drejtën e votës jashtë të shtetasve jashtë vendit duhet të pritet “konsesusi" i partive politike është antiligjor.

Çfarë do të thotë që për të zbatuar ligjin duhet të kemi “konsesus" politik që ta zbatojmë atë?!  Imagjinoni që ky standard të përdorej për ligjet që miratohen në Kuvendin e Shqipërisë pa “konsesusin" e opozitës. (!) Me këtë logjikë, duke qenë se partitë opozitare jashtë Kuvendit janë shprehur kundër  sistemit të ndryshuar zgjedhor i bie që zgjedhjet të mos realizohen (!)

Nga përfaqësues të Partisë Demokratike ka pasur komente se për realizimin e votimit jashtë vendit, një pengesë është edhe çështja e regjistrimit të shtetasve jashtë vendit.

Informoj se kjo çështje ka qenë shqetësim në strukturat administrative në ministrinë përgjegjëse të brendshme dhe atë për politikën e jashtme.

Kujtoj, se në miratimin e legjislacionit për strukturat shtetërore të diasporës, në diskutimin e tyre në Komisionin e Politikës të Jashtme, nga përfaqësuesit e opozitës është kundërshtuar prerazi që këto struktura të merreshin qoftë edhe me kordinimin e rregjistrimit të shtetasve jashtë vendit në funksion të procesit zgjedhor.  Procesi i regjistrimit të adresave jashtë vendit apo rinovimit të kartave të identitetit dhe pasaportave është shqetësues. Ai në asnjë rast nuk mund të jetë justifikim për moszbatimin e ligjit për votimin jashtë vendit. Edhe për këtë arsye, ministria e brendshme e ka shtyrë afatin e përdorimit të dokumentave që duhen rinovuar deri në fund të prillit 2021. Emergjenca virusale dhe ndalimet e saj në vendet ku jetojnë komunitetet shqiptare padyshim që ka krijuar efektet dhe vështirësi të natyrshme.

Mohimi i të drejtës së votës së shtetasve jashtë vendit, për arsye “rregjistrimi"është justifikim. Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të funksionojë sistemi i aplikimit për të votuar. Aty mund të aplikohet si me pasaportën e vjetër ashtu edhe me kërkesën për qartësimin e adresave të fundit të shtetasve me banim jashtë vendit.

Realizimi i të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë jashtë vendit është detyrim kushtetues dhe ligjor. Mazhoranca e ka vullnetin e plotë për këtë.

Kush pret konsesus nga ata që nuk pranuan të mbajnë asnjë përgjegjësi shtetërore në opozitë do të dëmtojë kredibilitetin e zgjedhjeve të 25 prillit.  Shpresoj që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos kërkojë konsensus për zbatimin e ligjit për të drejtën e votës! Ai është detyrim dhe jo cështje për diskutim", tha Majko.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • life: 01/02/2021 19:36

    ZONJA HAJDARI pyet : si ka mundesi qe nga ky vend kaq i bukur me det,me krom ,male fusha...braktiset nga shqiptaret ? pergjigja esht e thjesht ,un edi ,shumica e shqiptareve e din,dhe ti ZONJA HAJDARI JUNIOR e di ,ne qoft se nuk e di pyet MAMANE tende se ta tregon ajo.

    Përgjigju
  • ylli: 01/02/2021 18:24

    FJALET E TUA O MURRIZ JANE FJALE TE DREJTA E FJALE ZEMRE,,,KETA JANE TE GJITHE BASHKE,,vjedh njeri --e tjetri nuk ndihet dhe keshtu nderrojne vendet,, ,,NE ZGJEDHJET E ARDHSHME DO JA JAP voten vetem murrizit ,,,nje njeri i ndershem e i paster...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin