Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga KUvendi se qytetarëve shqiptar u ka kushtuar 117 milionë lekë punësimet elektorale.
‘Me borxhin më të lartë në historinë e tranzicionit, ju po e asfiksoni ekonominë. Sepse edhe pse keni marrë më shumë borxh se çdo qeveri tjetër nga ‘91 e këtej, nuk keni qenë të aftë ta ktheni këtë borxh në rritje ekonomike të ndjeshme për familjet shqiptare, por vetëm në përfitim për klientët tuaj që i çojnë paratë e shqiptarëve nëpër parajsa fiskale.
Dhe sot, vini me një tjetër Eurobond prej 700 milionë eurosh, dhe ofendoni edhe inteligjencën e qytetarëve, duke i rënë gjoksit se jeni të aftë të merrni borxh, për të fshehur pas kësaj krenarie idiote, dështimin e modelit tuaj ekonomik.
![]()
Sepse po merrni borxh për të larë borxhin. Prandaj edhe kur thoni që Eurobondi merret “për mbulim të përgjithshëm të shpenzimeve buxhetore”, pa shpjeguar praktikisht asgjë, tregoni pikërisht që e keni për të mbyllur gropat që keni hapur këto vite, e sidomos me zgjedhjet e fundit, ku bashkë me shpenzimet buxhetore që partia-shtet bëri në kurriz të demokracisë, punësuat edhe 12 mijë patronazhistë në sektorin publik, vetëm si qokë elektorale, që sot u kushtojnë qytetarëve shqiptarë 117 milionë euro më shumë. 117 milionë euro. Juve ju duken pak, por më besoni, në duart e konsumatorëve shqiptarë janë shumë.’- tha Basha.
Lajmi kryesor:
Basha-Rama përplasen keq në Kuvend! Kreu i PD: Ke vjedhur me rindërtimin! Kryeministri: Mate mirë gjuhën, i kemi ndërtuar shkollat më lirë se BE! Mos u bëj si llumi i PD, duhet të rilindësh
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)