GREQI- Policia greke ka godiur një grup trafiku ndërkombëtar të drogës Shqipëri-Greqi-Turqi ku katër persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Operacioni është zhvilluar në Orestiada, ku pas kontrollit të një mjeti brenda u gjetën 72 kg marijuanë të ndara në 31 pako.
Droga e sekuestruar në Greqi
Mësohet se droga po importohej nga Shqipëria dhe si desitinacion kishte Turqinë pasi të kalonte përmes pikës se kalimit kufitar të Kastaneonit.
Në kuadër të operacionit në pranga kanë rënë katër persona, tre prej tyre shqiptarë të moshës 24, 33 dhe 46 vjeç dhe një grek 34-vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër grek 22 vjeç. Identiteti i të arrestuarve ende nuk është bërë i ditur nga mediat greke.
Përveç drogës në makinë u gjetën dhe u sekuestruan tetë telefona celularë dhe 600 euro.