722 kg kanabis, mbyllen hetimet
për dosjen “Velçani”, 15 nën akuzë
Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 11 persona, të akuzuar si organizatorë të prodhimit dhe shitjes së rreth 750 kg lëndë narkotike canabis, e cila u zbulua gjatë operacionit të koduar “Velçani”.
Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 11 persona, të akuzuar si organizatorë të prodhimit dhe shitjes së rreth 750 kg lëndë narkotike canabis, e cila u zbulua gjatë operacionit të koduar “Velçani”. Ndërkohë, 4 persona të tjerë, akuzohen për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.
Sipas hetimeve të Prokurorisë së Korçës rezulton se:
Në datë 29.10.2015, punonjësit e policisë, në bazë të një informacioni të marrë kanë shkuar në fshatin Velçan. Njësia Administrative Lozhan. Bashkia Maliq, ku në një zonë të pyllëzuar ndodhej një çadër e ndërtuar me dru dhe e rrethuar me plasmas. Kur punonjësit e policisë janë afruar kanë konstatuar në hyrje të çadrës një person, i cili sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë futur në çadër ku janë konstatuar se ndodheshin dhe katër persona të tjerë, tre prej tyre kanë mundur të largohen kurse njëri prej tyre (shtetasi Kristjano Tota) është kapur në flagrancë. Nga këqyrja e çadrës është konstatuar se brenda në tëndodheshin një sasi e madhe bimësh, të cilat sipas akteve të ekspertimit rezultuan bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, si dhe dy armë zjarri ku njëra ishte armëzjarri automatike. Nga peshimi i gjithë sasisë së lëndës narkotike të gjetur ka rezultuar se ato ishin me një peshë të përgjithshme prej 722 (shtatëqind e njëzet e dy) kg dhe 500 (pesëqind) gramë.
Më pas, hetimet i ndoqi Prokuroria e Korçës, në bazë të veprimeve të të cilës u zbulua i gjithyë grupi, i përbërë nga 11 persona, të gjithë të arrestuar. Ndërkohë, 4 persona të tjerë u hetuan në gjendje të lirë, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.
Në përfundim të hetimit, Prokuroria ngriti akuzat për personat, si më poshtë:
Të akuzuar si organizatorë të kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike:1. Elton Tota,
2. Gen Tota,
3. Nexhip Ibrahimllari,
4. Mariglen Zaçellari.
5. Mikel Çyçllari,
6. Mirsen Zaçellari.
7. Kristjano Tota
8. Geront Latollari,
9. Nikola Blacëri,
10. Xhuljano Salaj,
11. Emanuel Çyçllari.
Të akuzuar për “Moskallëzim krimi”:12. Rixhens Gorosela,
13. Martin Kreka,
14. Enrik Bonollari,
15. Florenc Leka.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier e Shkodër! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28