74-vjetori i çlirimit të Tiranës, Veliaj apel qytetarëve: Mos lejoni që politika t’u përçajë, opozita po saboton negociatat
Kryebashkiaku u bëri apel qytetarëve që të mos lejojnë përçarjen nga politika, ndërsa shtoi se opozita po bojkoton parlamentin për të sabotuar hapjen e negociatave.
Në aktivitetin e organizuar nga bashkia e kryeqytetit me rastin e përkujtimit të 74-vjetorit të Çlirimit të Tiranës kanë marrë pjesë kryebashkiaku Veliaj, prefekti, kryetari i këshillit, deputetë dhe qytetarë. Në fjalën e tij, Veliaj komentoi protestat e banorëve të ‘Unazës së Re’ dy ditë më parë para bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku u bëri apel qytetarëve që të mos lejojnë përçarjen nga politika, ndërsa shtoi se opozita po bojkoton parlamentin për të sabotuar hapjen e negociatave me BE-në.
Ne sot kemi angazhime të ndryshme nga 74 vite më parë. Ka disa njerëz që e harrojnë historinë, shumë pak kujtohen që Tirana u çlirua pa një ushtri të huaj. Ne shqiptarët kur organizohemi... edhe në atë kohë kishte një minorancë që bashkëpunonte me nazizmin. Tirana u çlirua falë partizanëve. Kjo na bën krenarë. Megjithatë ka momente për reflektuar.
Pardje u dogjën goma para bashkisë pas 74 viteve, jo nga pushtuesit apo zaptuesit, por nga ne vetë. Prandaj ky është moment reflektimi. Do kthehemi pas të flemë gjumë? Apo do të përveshim mëngët të përqafojmë njëri tjetrin dhe të mos lejojmë politikanët që të na përçajnë, për të na penguar në këtë rrugëtim. Kjo bëhet për të na sabotuar që ne të mos bëhemi pjesë e BE.
Teksa presim që në qershor të hapen negociatat, si mund të bojkotohet parlamenti dhe këshilli bashkiak dhe të sabotojmë njëri tjetrin. Ky është një kryqëzim me rëndësi për Tiranën, ose do të vijojmë drejt Europës ose do theremi me njëri tjetrin. Kur ne shqiptarët punojmë dhe bashkëpunojmë ia dalim. Tirana nuk ka kohë për të humbur, prandaj i ftoj qytetarët që të përqafojnë punën dhe progresin.
Rroftè ERJON VELIAJ ! KryeBashkiaku më i mirë në Botë ! RESPEKTE ERJON dhe ec përpara ! "Qentë e PD dhe LSI le të LEHIN , ndërsa ti Ec Përpara . . .Të FALENDEROJ pafund ERJON për SUPER PUNÊN që ke bërë deri tani në KRYEQYTET
Përgjigju
Maks: 17/11/2018 12:03
Erjon bravo qe vurr lule tek ballisti clirimtar historin e cuat atje ku donit mitat beu e me ballistat e cliruan shqiperin. Tani te gjith ata genjeshtara partizana me familjet e tyre duhet ta mbyllin gojen sepse kan genjyer gjithashtu dhe historianet tu vij turp pse kan genjyet perfundimisht lavdi mitat beut me gjith ballistat e gjermanet qe cliruan shqiperin
Përgjigju
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
Po
53%
Jo
39.8%
Nuk e di
7.1%
Vota total: 4631
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
Rroftè ERJON VELIAJ ! KryeBashkiaku më i mirë në Botë ! RESPEKTE ERJON dhe ec përpara ! "Qentë e PD dhe LSI le të LEHIN , ndërsa ti Ec Përpara . . .Të FALENDEROJ pafund ERJON për SUPER PUNÊN që ke bërë deri tani në KRYEQYTET
PërgjigjuErjon bravo qe vurr lule tek ballisti clirimtar historin e cuat atje ku donit mitat beu e me ballistat e cliruan shqiperin. Tani te gjith ata genjeshtara partizana me familjet e tyre duhet ta mbyllin gojen sepse kan genjyer gjithashtu dhe historianet tu vij turp pse kan genjyet perfundimisht lavdi mitat beut me gjith ballistat e gjermanet qe cliruan shqiperin
Përgjigju