7.5 miliardë lekë detyrime nga pushteti vendor, Ibrahimaj: Qeveria nuk do japë më borxhe për bashkitë që nuk kanë qëndrueshmëri financiare
Mbledhja në Komisionin e Ekonomisë

Ndërsa foli në Komisionin e Ekonomisë lidhur me synimin e qeverisë për uljen e borxhit publik në vitin 2023, Ibrahimaj tha se qeveria nuk do të jepte hua ndaj bashkive të cilat nuk tregonin qëndrueshmëri financiare.
Më tej, ministrja e Ekonomisë dhe Financave shtoi se do të paraqiste në komision një ndryshim për ligjin e financave vendore që detyronte bashkitë që fondet e paangazhuara, t’i çonin automatikisht për pagesën e detyrimeve të prapambetura ndaj qeverisë.
“Në fund të shtatorit të vitit 2022, pushteti vendor ka 7.5 miliardë lekë detyrime ndaj qeverisë. Bashkitë lejohen edhe sot të marrin borxh. Por nëse nuk kanë qëndrueshmëri financiare, nuk mund të marrin borxh, si çdo entitet tjetër, ashtu edhe qeveria nuk merr dot borxh nëse nuk ka qëndrueshmëri financiare. Nuk ka asnjë limit për marrjen e kredive për ato bashki të vlerësuara pozitivisht. Ka pasur ngadalësi të huave të marra nga institucionet e pushtetit vendor. Për këtë arsye kemi marrë masa për të sjellë në komision një ndryshim për ligjin e financave vendore ku parashikohet që pjesa e fondeve të trashëgueshme nga bashkitë, nëse nuk janë të angazhuara do të shkojnë për pagesën e detyrimeve të prapambetura apo të huave që u ka dhënë qeveria shqiptare”- u shpreh Ibrahimaj.
Lajmi kryesor:
Borxhi publik i parashikuar për vitin 2023, Ibrahimaj: Synojmë uljen e tij në 67.5%, eurobondi i ri minimalisht do të jetë në vlerën e 500 milionë eurove
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Dosja e zyrtarit të FBI, kush ka të drejtë në akuzat politike në Tiranë?
-
Qeveria
62.2%
-
Opozita
21.9%
-
Nuk e di
15.9%
Vota total: 2682
Lajme të tjera
-
Ministria e Financave paralajmëroi ‘shkrirjen’ e Bordit të Transparencës për karburantet, Bardhi: Rama e përdori për të siguruar të ardhura shtesë për oligarkët
12 Janar, 21:34
-
Ministrja e Financave: Shqipëria ka rritjen ekonomike më të lartë në rajon, bujqësia e ndërtimi kontributin kryesor! Brenda marsit hapen bastet online
28 Dhjetor 2022, 09:44
-
Shtohet me 5 mld lekë buxheti 2022! Debate te ‘Ekonomia’, Ibrahimaj: Në fokus rindërtimi, sporti dhe blegtorët! Opozita: Akt klientelist, parashikime të dobëta
16 Dhjetor 2022, 14:14
-
Rritja e Buxhetit me 5 miliardë lekë, Ibrahmaj: Rrjedhojë e punës së mirë të qeverisë! Spaho ‘harron’ që ERE ka hequr fashën 800 kwh
16 Dhjetor 2022, 11:34
-
Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat/ Braçe: S’mund të shqyrtohet pa kaluar ‘lojërat e fatit’! Spaho: Pse e ndryshuat strategjinë?
1 Dhjetor 2022, 15:05
-
Quajti Ballën ‘skizofren’, Petrit Vasili përjashtohet për 5 ditë nga seancat plenare të Kuvendit dhe nga mbledhjet e komisioneve
24 Nëntor 2022, 17:09
-
Pas 14 orëve debat, Kuvendi miraton projektin e Portit të Durrësit! 74 vota pro dhe 35 kundër! Mungon në votim Rama! Socialistët duartrokasin, opozita akuza të ashpra
24 Nëntor 2022, 07:24
-
Buxheti dhe paketa fiskale/ Berisha publikon 23 amendamentet, përfshin edhe ato të grupit të Alibeajt! Nga ulja e TVSH-së 6% për energjinë elektrike deri te heqja e akcizës për gazin
23 Nëntor 2022, 13:34
-
PL dorëzon amendamentet për buxhetin e 2023 për arsimin: Ta shpëtojmë vendin nga braktisja, mundësi të jemi në Kuvend
22 Nëntor 2022, 12:39
-
Paketa fiskale 2023, Tabaku te ‘Integrimi’: Produktet e shportës pa TVSH! Balla: Qeveria s’kishte zgjidhje tjetër, buxheti u fokusua te familjet
21 Nëntor 2022, 10:48
-
Projektbuxheti 2023, Ilir Meta: Amendamentet e Partisë së Lirisë evitojnë rëndimin e barrës fiskale dhe dekurajimin e profesionistëve të lirë
18 Nëntor 2022, 09:27
-
AMF, konferencë ndërkombëtare për Financat e Gjelbra! Mete: Sektori financiar, kyç në financimet pro mjedisit! Ministrja: Përfshijmë praktikat e gjelbra në buxhet
16 Nëntor 2022, 13:05