75 persona u zhdukën pasi një varkë e mbushur me emigrantë u mbyt pranë Tunizisë këtë të mërkurë sipas njoftimit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IMO).
IOM njoftoi gjithashtu se 24 persona u arritën të shpëtoheshin nga anija, e cila u nis nga plazhet e Zawara në Libi dhe u fundos në brigjet e Sfax.
Një zyrtar tunizian i sigurisë tha për Reuters se roja bregdetare kishte gjetur një trup ndërsa ata vazhdojnë të kërkojnë për 75 të tjerë të zhdukur.
Në muajt e fundit, dhjetëra njerëz janë mbytur në brigjet e Tunizisë, me një rritje të tentativave për kalime nga Tunizia dhe Libia drejt Italisë./Reuters