Nga Vlora në ceremoninë e 75 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti zëvendës Kryeministri Erjon Brace foli për aspiratat e Shqipërisë për në BE.
Pak ditë nga dhënia e vendimit final të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave për antarësim të Shqipërinë, Brace e ka quajtur këtë moment si vendimtar për të marrë një përgjigje pozitive nga aleatet, të cilët sipas Braçes, Shqipëria nuk i ka tradhëtuar kurrë.
Ndërsa shtoi se kush mungon sot në këtë ditë të veçantë e kush nuk zgjodhi krahun e duhur të historisë nuk mund ta bëje edhe sot kur Shqipëria kërkon të ribashkohet në familjen e madhe të BE.
"Kush mungon sot, vjet, parvjet e për vite të tëra kush e futi këtë vend në diskutimin e dates së clirimit të Shqipërisë e ka të vështirë të vijë këtu. E ka të vështirë të përkulet para këtij monumenti, të përkulet para tyre varreve të dëshmorëve të luftës, të vështirë të përkulet para varreve të atyre atyre qe kanë luftuar gjithë jetën. Nuk e bëjne dot nuk munden sepse nuk mund të zgjedhin dot krahun e duhur të historisë, nuk e zgjodhën atëhere e nuk bëjnë dot as sot, kur Shqipëria kërkon të ribashkohet në familjen e madhe të BE.
Kjo është java vendimtare kur ne presim një vendim nga ata me të cilit ishim aleate 75-80 të shkura, nga ata që nuk i kemi tradhëtuar kurrë, nga familja e madhe e BE. Është një vendim që e meritojmë edhe për zgjedhjen e bërë 80 vite më parë, dhe për zgjedhjen që kemi bërë këto 30 vite, për të qëndruar në parime të forta kundër fashizmit, kundër populizmit, kundër dallimeve raciale e kundër dhunës. Për shkak të bindjes e për shkak të racës e për shkak të fesë.
Jemi ne ata që përfaqësojmë sot vlerat më të mira të europës këtu në këtë vend dhe europa kurrë nuk e ka tradhëtuar antifashizmin.
Europa kurrë nuk është larguar nga këto vlera, europa i ka jetike edhe sot që flasim vlerat e antifashizmit. Prandaj ne jemi këtu, prandaj jemi me të gjithë ju, prandaj jemi edhe me këta të rinj të cilët duhet të edukohen me vlerat më të mira të popullit shqiptarë ne shekuj e vlerat më të mira të BE si një elemnt kyc për një të ardhme më të mirë për gjithkënd, nga ata qe bënë luftën deri te nipërit e stërnipër te atyre që e bashkuan europën me Shqipërine vite më parë. Këtë bashkim nuk e ndalon asgjë , ne do të jemi në atë familje me vlerat tona dhe me vlerat e atyre. Këto është Shqipëria për të cilën ata burra luftuan dhe do të jetë aspirate tani e gjithë motit. " tha Braçe.
Ndërsa kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli nënvizoi se populli i vlorës është dalluar gjithmonë gjatë historisë për vlerat e vecanta patriotike.
"Rroftë populli i Vlorës! Populli që ka ditur të bëje histori, të qëndroje gjithmonë në krahun e duhur dhe të jape leksione të mëdha për të tjerët. Për mua është një ditë e veçantë, pasi e veçantë është historia e madhe është lavdia e këtij qyteti. Dhe mbi tëgjitha e madhe është sakrifica e këtyre djemve dhe gocave që prehen në këtë kodër të bukur të Vlorës kanë bërë për themelet e këtij kombi." tha Leli.
Ndërkohë edhe në Fier është përkujtuar sot 75 vjetori i Çlirimit të qytetit dhe krijimi i Brigadës11 Sulmuese. Në këtë përvjetor u organizuan me dhjetra aktivitete, ndërsa u hap edhe një panairi agrobiznesit, ku fermerë nga i gjithë qarku Fier ekzpozuan prodhimet e tyre.
Hoqem fashistet dhe sollem diktaturen me te eger ne europe.
PërgjigjuEd Leka deputeti me idiot qe ka pasur VLORA, edhe me idiot se DASHI HAVASE, se Dashi fliste dhe nga nje here kurse ky matufi as vet nuk e di pse dhe qysh qendron ne karrigen e deputetit, nje here te vetme nuk e kemi par te lidh dy fjalë.. .
PërgjigjuSi nuk i ka tradhetuar kurrë? A nuk i hodhi në det italianët Selam Musai me xhuxhat vlonjatë?
Përgjigju