75 vjetori i Servet Pëllumbit
Rama lule për profesorin

75 vjetori i Servet Pëllumbit<br />Rama lule për profesorin
TIRANË – Ish kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, një prej figurave të spikatura të socialistëve, Servet Pëllumbi festoi sot 75 vjetorin e tij. Në fakt kanë qenë kolegët dhe miqtë e tij të kësaj partie, të cilët i kanë organizuar një festë – surprizë në ambjentet pranë selisë rozë.
Ka qenë Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama që i ka dhuruar tufën me lule në këtë festë ku merrnin pjesë shumë miq dhe të afërm të familjes politike dhe biologjike të Profesorit.
“Ju falenderoj të gjithëve, Kryetarin e PS, Kryesinë e PS, për këtë festë të shkëlqyer në këtë 75 vjetor të ditëlindjes sime. Uroj me gjithë zemër fitoren e PS në zgjedhjet e ardhshme. E kam uruar gjithmonë fitoren e PS dhe do ta bëj gjithmonë, sa të kem jetë”, tha vetë Pëllumbi duke prerë tortën e ditëlindjes.
Servet Pëllumbi ka lindur më 14 dhjetor 1936 në Korçë. Servet Pëllumbi njihet si një prej figurave, që ka luajtur rol kryesor në zhvillimet politike të vendit që prej fillimeve të tranzicionit. Ai ka patur një karrierë të gjatë politike ne Partinë Socialiste dhe Kuvendin e Shqipërisë.
Servet Pellumbi është dekoruar nga Presidenti i Republikës me urdhrin “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
Pak javë më parë, ai bashkë me disa të tjerë ai u propozua nga kryesocialisti Rama për të qenë në Këshillin e të Urtë të PS-së.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian