7500 delegatët votojnë 150 anëtarë
Ja çfarë zgjedh Këshilli Kombëta

7500 delegatët votojnë 150 anëtarë<br />Ja çfarë zgjedh Këshilli Kombëta
TIRANE- Këshilli Kombëtar, për të cilin po votohet nga 7500 anëtarët e Kuvendit kombëtar do të zgjedhë emrat e një numri të madh funksionarësh të Partisë Demokratike, duke nisur nga sekretari i përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë, deri tek drejtuesit e departamenteve, përgjegjës për përgatitjen e platformave politike në PD, përfshi këtu edhe programin qeverisës dhe elektoral të partisë. Drejtuesit e Departamenteve do të zgjidhen me propozim të kryetarit Lulzim Basha dhe me miratimin e Këshillit Kombëtar.
 
Sekretari i përgjithshëm ka për detyra të organizojë punën e përditshme dhe aktet e nxjerra nga partia nga qendra në degë. Sekretari përgjithshëm ndihmohet nga sekretarët funksionalë.
 
Nënkryetarët e partisë, kryetari i bordit financiar si dhe komisioni qendror i apelimit po ashtu janë disa nga postet, për të cilat vendos Këshilli Kombëtar.
 
Në ndryshimet statutore të miratuara, nuk sanksionohet nëse do të ketë dy nënkryetarë apo më shumë, por ajo që është e sigurt është se njëri prej tyre do të ketë postin e kreut të grupit parlamentar. Kryetari i bordit financiar është përgjegjësi për fondet e partisë, ndërsa komisioni qendror i apelimit, i përbërë nga 7 anëtarë që do të zgjidhen nga Këshilli, ka për detyrë të shikojë kërkesa dhe ankesa, si dhe të vendosë për sanksione kundrejt anëtarëve të partisë.
 
Nga ana tjetër, me ndryshimet e reja statutore, Këshilli Kombëtar nuk zgjedh më 25 anëtarët e kryesisë së lartë të partisë, një organ ky që pritet të rrite në numër, për shkak të ndryshimeve statutore të miratuara ditën e sotme.
 
Kryesia e Partisë përbëhet nga Kryetari partisë, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, drejtuesit e departamenteve dhe sekretarët funksionalë, të vetmit që zgjidhen nga ky organ. Më tutje kryesi ka në përbërje Kryetarin apo nënkryetarin e grupit Parlamentar, Kryetarët apo nënkryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare, si dhe kryetarët e organizatave partnere. Organizatat partnere të PD janë Forumi Rinor i Demokratëve ose FRPD, si dhe Lëvizja e Gruas Demokratike Shqiptare.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë