75-vjetori i Çlirimit, Balla në Elbasan: Kontributi i figurave historike dëshmon orientimin pro-europian të Shqipërisë

75-vjetori i Çlirimit, Balla në Elbasan: Kontributi i figurave historike dëshmon orientimin pro-europian të Shqipërisë

Taulant Balla ne Elbasan, ne aktivitetin e organizuar nga Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të LANÇ

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëherazi edhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, ishte i pranishëm në ceremoninë e dhënies së titullit "Nderi i Qarkut Elbasan" për tre personalitete të rëndësishme Dr. Xhaferr Kongoli, Dr. Petraq Popa dhe Fetah Ekmeçiu për kontributin e tyre të çmuar në interes të atdheut. Balla theksoi rëndësinë e 75-vjetorit të clirimit, si dhe u shpreh për rëndësinë që ka promovimi i tre figurave të rëndësishme historike.

Në këtë 75-vjetor të çlirimit të atdheut, unë jam shumë krenar që fillojmë me këtë aktivitet të parë, i cili do të shoqërohet me një seri aktivitetesh gjatë gjithë këtij viti. Viti i kaluar ishte Viti i Skënderbeut, ky vit është padyshim një vit jubilar i luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. U bënë 75 vite kur Shqipëria u çlirua. Ne duhet ta kemi dyfish krenari, sepse Shqipëria është një vend që u çlirua tërësisht me forcat e veta.

Ky moment na bën ne të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka promovimi i figurave kaq të rëndësishme historike. Tre personalitetet që kujtojmë sot janë njerëz me reputacion, të cilët siç e theksova, kanë studiuar jashtë vendit, kanë qenë intelektualë, por atdheu e kërkoi që të jepnin kontributin e tyre. Ata jo vetëm që dhanë kontribut, por dhanë edhe jetën e tyre në dobi të çlirimit të atdheut.

Taulant Balla, Kreu i grupit parlamentar të PS-së 

Balla përmendi se fakti i renditjes së Shqipërisë në të njëjtin bllok me aleatët si SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe, përkrah të cilëve ne jemi edhe sot, dëshmon orientimin pro-europian të Shqipërisë. “Gjithmonë duhet ta themi që lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare ishte një moment i rëndësishëm i historisë sonë të vjetër dhe të re.Fakti që ne u renditëm në të njejtin bllok, me të cilin në fakt jemi edhe sot, bashkë me SHBA dhe një pjesë të rëndësishme të vendeve aleatëve sikurse Franca dhe Britania e Madhe, tregon se Shqipëria gjithmonë ka pasur një orientim pro-europian.”

Në fund ai theksoi se ky vit, përveç 75-vjetorit të Çlirimit, është i rëndësishëm edhe për të ardhmen europianë të Shqipërisë pasi vendi pret t'i çelen negociatat në fund të qershorit.

“Ky vit, përveç 75-vjetorit të Çlirimit, është një vit i rëndësishëm për të ardhmen europiane të Shqipërisë sonë. Ne besojmë se në fund të këtij gjashtë mujori të parë, në qershor, Shqipëria do të fillojë një proces shumë të rëndësishëm historik, atë të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian."

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen