75-vjetori i Çlirimit nën 'hijen' e tërmetit! Meta e mbyll 2019-ën me dekoratën e veçantë heroit që tentoi të vriste mbretin e Italisë

75-vjetori i Çlirimit nën 'hijen' e tërmetit! Meta e mbyll 2019-ën me dekoratën e veçantë heroit që tentoi të vriste mbretin e Italisë

Ilir Meta dhe Vasil Laçi

TIRANE - Presidenti Ilir Meta e ka mbyllur vitin 2019 me dekoratën e "Flamurit Kombëtar" dhënë heroit Vasil Laçi. Një vit i vështirë ky, për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, bëri që të lihet në harresë 75-vjetori i Çlirimit të Atdheut, por presidenti Meta ka zgjedhur të nderojë një nga figurat më të guximshëm dhe frymëzues të Rezistencës Antifashiste.

Vasil Laçi (1922 - 26 maj 1941, Hero i Popullit Shqiptar), ishte patriot shqiptar i cili u përpoq të vrasë mbretin e Italisë dhe uzurpatorin e fronit të Shqipërisë Viktor Emanueli III dhe Shefqet Bej Vërlacin, Kryeministër i Shqipërisë, pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste.

Mesazhi

Të dashur qytetarë!
Sot po mbyllim vitin 2019 edhe si vitin e 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë!

Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare do të mbetet gjithmonë një nga epopetë më të ndritura të popullit tonë në betejat për liri, çlirim, pavarësi dhe dinjitet kombëtar.

Për shkak të fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit nuk mundëm ta përkujtonim me madhështinë që meritonte këtë 75-vjetor të Çlirimit!

Por sot kam kënaqësinë dhe nderin të ndaj me ju vlerësimin me Dekoratën më të lartë, atë të "Flamurit Kombëtar", të njërit prej heronjve më të guximshëm dhe frymëzues të Rezistencës Antifashiste të popullit tonë, Vasil Laçit.

Në moshën 19 vjeçare, Vasil Laçi në 17 Maj 1941 i foli pushtuesit në emër të mbarë popullit shqiptar në gjuhën që meritonte përmes aktit të tij historik.

Edhe pse një akt tërësisht individual, ai ishte një akt i ndërgjegjshëm patriotik që buronte nga atdhedashuria, por edhe nga ndjenjat e revoltës mbarëkombëtare ndaj pushtuesit dhe puthadorëve të tij.

I bindur në sakrificën më sublime që po bënte, Vasil Laçi me krismat e tij zgjoi fort ndërgjegjen kombëtare të rinisë shqiptare dhe popullit tonë, duke u treguar se rruga e lirisë kërkonte përballje me pushtuesin dhe vendosmëri për sakrificat më sublime.

Përmes këtij akti sublim, Vasil Laçi ndërpreu poezitë dhe rininë e tij për t'i treguar mbarë rinisë se cila ishte rruga për realizimin e ëndrrës së Lirisë.

Akti heroik i Vasil Laçit kundër uzurpatorit të fronit të Shqipërisë ishte demonstrimi më kuptimplotë patriotik dhe atdhetar kundër pushtimit fashist dhe dhunimit të sovranitetit shtetëror dhe kombëtar.

Lavdi të përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të Atdheut!

Bust i Vasil Laçit nga Kristaq Rama

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg