75-vjetori i çlirimit rikthen heronjtë që sollën lirinë në bulevardin e tyre në Tiranë

75-vjetori i çlirimit rikthen heronjtë që sollën lirinë në bulevardin e tyre në Tiranë

TIRANE- Kryeqyteti ka hyrë në muajin e festave kombëtare, çka po ndihet edhe në të gjithë rrugët e kryeqytetit.

Heronjtë që luftuan për të sjellë çlirimin e atdheut nga pushtuesit nazifashist nga sot janë në bulevardin e tyre.  Bashkë me flamurin kuqezi, portretet e luftëtarëve të lirisë që nuk kursyen as jetën e tyre Qemal Stafa, Vojo Kushi, Mujo Ulqinako, Vasil Shanto etj, janë vendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërkaq, në vigjilje të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në të gjitha objektet që nderojnë rolin dhe luftën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pjesë e këtij projekti është edhe rehabilitimi i ambienteve të Parkut Memorial të Varrezave të Dëshmorëve. Gjithashtu, Kryeqyteti ka filluar që të vishet me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje banorëve të kryeqytetit që të bëhen pjesë e këtyre ditëve festive dhe të vendosin në ballkonet e shtëpive flamujt kuq e zi. Festat e Çlirimit dhe Pavarësisë do të bëhen akoma më të bukura nëse secili prej nesh do të vendosë nga një flamur apo simbol kombëtar në dritaret dhe ballkonet e shtëpive.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gazetarja italiane arrestohet në Teheran

Gazetarja italiane arrestohet në Teheran