TIRANE- Këshilli i Ministrave ka zbardhur 65 institucionet publike dhe llojet e diplomave për 760 vendet e lira të shpallura në administratën publike që do plotësohen në vitin 2015. Numri i vendeve vakante, të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2015, është, gjithsej, 760, ndarë sipas kategorive të mëposhtme: Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues (TND) 30; Për kategorinë e mesme drejtuese 40; Për kategorinë e ulët drejtuese 180; Për kategorinë ekzekutive 510. Institucionet ku gjenden këto vende vakante nisin që nga Kryeministria, në disa prej ministrive, nëpër agjencitë e ndryshme shtetërore e deri te forcat e ruajtjes së rendit.