77 vjetori i Kongresit të Përmetit, të moshuarit e përkujtojnë me foton e Enver Hoxhës: E bëri Shqipërinë lule! Kumbaro: Janë historianët që vendosin kontributin e secilit (VIDEO)

Përmetarët kanë përkujtuar ditën e sotme 77-vjetorin e Kongresit të Përmetit mbajtur më 24 maj më 1944. Të pranishëm në ceremoni, ku u vendosën dhe kurora me lule në nder të këtij kongresi dhe dëshmorëve, ishte edhe deputetja e PS, Mirela Kumbaro dhe ish presidenti Alfred Moisiu.

Për nderimin e kësaj dite historike, janë shfaqur edhe disa të moshuara të cilën në duar kanë mbajtur fotografinë e ish diktatorit Enver Hoxha, të cilët shprehin nderime ndaj tij, pasi për ta ishte ai që bëri Shqipërinë nga hiçi dhe e ktheu në një 'trëndafil'.

Vetëm Kumbaro tha se ajo është e brezit që ka rrëzuar diktaturën dhe se interpretimet historike dhe kontributin e gjithsecilit le ta vendosin historianët.

"Kjo është një datë e historisë së Shqipërisë. Mendoj se vendet ku kanë ndodhur fragmente të ndryshme të historisë. Unë jam pjesë e brezit që rrëzoi diktaturën,lërini historianët të bëjnë historinë", tha ajo.

Por për të moshuarit, të cilët përkujtojnë me mall kohën e komunizmit, e cilësojnë atë si kohën më të mirë, ku mbizotëronte rregulli dhe qetësia.

 “Ky ka qenë drita e diellit për të gjithë Shqipërinë. Vendi ka qenë i mbytur dhe i zhytur, nuk dinte që të shkruante e as të lexonte. Ky burrë e filloi nga hiçi dhe bëri uzina e fabrika. Shqipëria ishte me malarie, me zgjebe e kolere. Ky qe ai burrë, që hoqi të gjitha dhe e bëri Shqipërinë lule. E bëri lule si gjithë Përmeti, që i thonë qyteti i luleve. Trëndafil bëri gjithë Shqipërinë. Lavdi. Rroftë Partia e Punës e Shqipërisë, rrofshin dëshmorët e vendit. Rroftë 24 maji”, u shpreh një nga të moshuarit.

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit