Rreth 78 mijë persona kanë paraqitur kërkesën për t’u bërë kolonë në planetin Mars, pranë organizatës jofitimprurëse “Mars One”, që nga momentet kur kanë nisur regjistrimet më 22 prill.
 
Sipas “NBC” objektivi i “Mars One”, është ai për të dërguar 4 persona në planetin Mars në vitin 2013, si pararojë për një koloni të përhershme.
 
“Me këtë numër kërkesash, kjo po bëhet puna më e këndshme në histori. Këta numra të çojnë drejt objektivit tonë për gjysmë milionë kandidatë”, deklaroi përfaqësuesi i shoqatës “Bas Landsdrop”.
 
Organizata me bazë në Holandë ka në plan të mbulojë pjesën më të madhe të shpenzimeve, në total 6 miliardë dollatë, për një realizuar një lloj “reality shoë”, me të cilin do të dokumentohet jeta në planet.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)