78 vjetori i Batalionit të Bërzeshtës, Balla: Lufta Partizane ka qenë e pastër dhe është krenari për të gjithë Shqipërinë!

78 vjetori i Batalionit të Bërzeshtës, Balla: Lufta Partizane ka qenë e pastër dhe është krenari për të gjithë Shqipërinë!

Taulant Balla duke nderuar veteranë

LIBRAZHD-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 78 vjetorit të krijimit të Batalionit të Bërzeshtës.  Në fjalën e tij Balla tha lufta Partizane është e kristaltë, ka qenë luftë idealesh të pastra dhe është krenari për të gjithë Shqipërinë.

“Në Luftën e Dytë Botërore, ne shqiptarët, ashtu si edhe popujt e tjerë të Evropës dhe më gjerë, me luftën heroike partizane u angazhuam në një përpjekje të madhe, luftarake dhe të përgjakshme, si aleatë në krah të koalicionit të madh antifashist.

Nuk duhet harruar se Shqipëria jonë e vogël pagoi një çmim të jashtëzakonshëm gjaku dhe sakrificash të panumërta njerëzore. Nderimi i këtyre sakrificave është nderi i çdo gjenerate shqiptarësh. Prandaj nderimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i dëshmorëve dhe heronjve të lavdishëm të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nderimi i çdo faqeje të kësaj lufte dhe i vetë datës së çlirimit të vendit tonë, në 29 nëntor 1944, është nderi i çdo shqiptari.

Ka pasur gjithmonë përpjekje në këto 28 vite për të hedhur baltë ndaj Luftës Antifashiste, ndaj dëshmorëve. Sakrifica e mijëra djemve dhe vajzave të Shqipërisë që ranë me një idealizëm të pashoq në luftën për çlirim as nuk mund të mohohet, e padyshim meriton më tepër. Nuk duhet dhe nuk mund të ngatërrohet epopeja e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare me atë që pasoi pas vitit 1945”, tha Balla.

Në fjalën e tij para banorëve të Bërzeshtës numri dy i PS-së, Taulant Balla përkujtoi edhe dy poetët martirë, djemtë e Bërzeshtës Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, duke i kërkuar Bashkisë Përrenjas që me rastin e 45 vjetorit të pushkatimit vitin e ardhshëm Shtëpia Muze të jetë gati.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)