79 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID në 24 orët e fundit, nga 1192 teste të kryera në gjithë vendin. Rastet pozitive janë shënuar, 30 në Tiranë, 8 në Sarandë, 7 në Divjakë, 6 në Lushnje, 5 në Delvinë, 3 në Durrës, Fier, Elbasan, 2 në Gjirokastër, Berat, 1 në Shkodër, Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Shijak, Mallakastër, Vlorë, Tepelenë. Ndërkohë asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID.
Sakaq janë 463 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Ndërkohë janë shëruar 50 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,653 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Statistika (30 Mars 2022)
Raste të reja ditore 79
Të shëruar në 24 orë 50
Të shtruar në spitale 12
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,192
Testime totale 1,776,780
Raste pozitive 273,608
Raste të shëruara 269,653
Raste Aktive 463
Humbje jete 3,492
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 244
Vlorë 59
Fier 43
Gjirokastër 32
Berat 17
Elbasan 16
Shkodër 14
Durrës 13
Kukës 10
Korçë 6
Dibër 5
Lezhë 4
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)