I kthyer tashmë në traditë këtë të shtunë PDIU, Shoqata Patriotike “Çamëria” organizuan pelegrinazhin në Varrezat e Kllogjerit, bashkia Konispol, në kuadër të 79- vjetorit të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Shqiptarë të Çamërisë por edhe qytetarë të tjerë ishin të pranishëm në Varrezat e Kllogjerit, në vendin ku humbën jetën më shumë se 2900 çamë, të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre. Merrte pjesë kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi.
Në hyrje të vorrezave monumentale ështē vendosur pllaka memoriale identifikuese ku shkruhet: Varrezat Monumentale “ Trëndafilat e Çamërisë” Kllogjer. Këtu prehen 2900 shqiptarë të Çamërisë, dëshmi e spastrimit etnik dhe genocidit më të madh në Ballkan. Në vitet 1944-1945 ata humbën jetën nga etja, uria dhe sëmundjet pas masakrave që Napolon Zerva kreu në krahinën e Çamërisë.
Varreza monumentale u ndërtua në vitet 2012-2013 në një hapësirë prej 12.000 m2 e cila për 68 vjet ishte e lënë e shkretë”
Nga të pranishmit në ceremoni u vendosën lule e kurora me lule tek memoriali i varreve çame.
Pas homazheve kreu i PDIU u shpreh se çamët do të luftojnë për të drejtat e tyre. Ai përmendi edhe mosheqjen e ligjit te e luftës nga Greqia, teksa komentoj edhe çështjen e Kosovës. Për Idrizin Rama dhe Kurti duhet të jenë në të njëjtën anë kur bëhet fjalë për interesat kombëtare.