8 Dhjetori/ Neritan Ceka në Report TV: Politika po ndjek sistemin e përmbysur, çdo parti që vjen në pushtet kopje e Partisë së Punës

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, ish-deputet, arkeologu Neritan Ceka, bën një analizë të 34 viteve pluralizëm në Shqipëri.

Në një intervistë për Report Tv Ceka thotë se partitë politike sot janë shëmbëlltyra të Partisë së Punës.

intervista për “Sot, Live në Shqipëri” për gazetarin Nertil Agalliu

Nertil Agalliu: Ku jemi sot profesor, nga 8 Dhjetori i 34 viteve më parë, kaq ngadalë kemi ecur?

Neritan Ceka: Janë dy konceptime të ndryshme. Po të mendojmë startin, pikën nga u nisëm, Shqipëria ka ecur shumë përpara. Jo për politikën, sesa për njerëzit që u angazhuan në sistemin e ri, biznesi, por edhe njerëzit e thjeshtë. Çdo gjë ishte atrofizuar, 90 për qind janë investime shqiptare sot, edhe pse nuk janë dhënë shifra të sakta. Qoftë nga njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe nga ata jashtë Shqipërisë. Ky është suksesi kryesor. Përsa i përket politikës besoj se ka qenë një projektues i keq që në fillim, i këtij sistemi të ri, ka bërë një kopje të sistemit të vjetër ku ka gjetur veten për sistemin e ri. Kemi një klasë politike që po përsëritet, po vjen në skenat e vjetra. Madje një pjesë e mirë e tyre qenë aktor të përmbysjes dhe pothuajse pikë për pike po përsërisin sistemin e përmbysur”.

Nertil Agalliu:Pra në aspektin politik jemi siç kemi qenë?

Neritan Ceka: Kjo do ishte pak e ekzagjëruar, por në disa drejtime mendoj se jemi më keq. Jemi në një kohë të përparuar dhe kemi atrofizma politike të klasës së kaluar. Jo sisteme paralele, gjen tek ato ngjashmëri, që s’kanë të bëjnë me Shqipërinë. Po ja kështu është edhe jashtë shtetit, kështu është në vende të tjera, etj... Dhe kjo është ana më negative që ne përpiqemi të marrim nga bota që na rrethon aspektet më negative. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë të bëjmë diçka, që e ka dhe bota, psh., si minimumi jetik është ky, paga minimale është kjo, pensioni minimal është ky. këto s’i kam dëgjuar ndonjëherë, por për krim po, hë se krim ka edhe në vende të tjera, apo deputetë të korruptuar ka edhe në vende të tjera. Në Dhjetor të vitit 1990 nuk ka qenë ky programi. Pati mesazhe ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, ishte iluzive, apo ta bëjmë si Zvicra, në kuptimin ekonomik dhe jo politik, pra një vend të NATO-s, kjo ishte programuar. Ata që nisën Dhjetorin 90-të, pjesa më e madhe e tyre nuk u angazhua në politikë dhe Shqipëria që ata projektuan politikisht, nuk është ajo që kemi sot.

Nertil Agalliu: Ja, për shembull, zoti Berisha ka që në 1992 dhe vijon të jetë ende në politikë. Duket se ne shqiptarët nuk e njohim institucionin e dorëheqjes apo tërheqjes? Po kjo PD po thotë do rrëzojmë një diktaturë tjetër...

Neritan Ceka: Nuk është një çështje partish, është sistemi. Nuk shikon ndryshim te partitë politike sot. Nuk do ishte mirë të identifikojmë negativen vetëm te një parti. Partitë sot janë bërë pjesë e sistemit, s’ka ndarje të qartë elektorale, politikbërjes. Mund të më thoni se kush është kryetari i Partisë Republikane dhe Demokratike në SHBA? Pra partia shkrihet menjëherë, kurse këtu partia në Shqipëri është kopjo e Partisë së Punës, qoftë ajo Demokratike, apo ajo Socialiste, si dhe të tjerat. Jo vetëm që i kemi në administratë, por i kemi edhe në biznes. Pra partia në Shqipëri është pjesë e biznesit jo e politikës, e problemit dhe jo e zgjidhjes, pra e krijimit të problemit dhe favoreve dhe jo e përcaktimit të perspektivave. Po të merremi me PD-në sot unë mendoj se s’bëjmë gjë tjetër vetëm maskojmë gabimet që bën partia sot në pushtet. Është njëlloj, ndaj them kemi bërë kopjen e partisë që përmbysëm.

Çfarë thoshte Partia e Punës atëhere, e kanë fajin mikroborgjezët, klasat e përmbysura, rrethimi kapitalist dhe revizionist dhe asnjëherë s’e kishte fajin partia vetë. Pra një parti që implikohet, bëhet pjesë e administratës, gabimit të programeve, ka konflikt interesi. Nuk duhet të jetë parti që bën programe dhe s’i zbaton. Nuk shikoj asgjë të re të partitë sot. Të gjitha dalin se do korrigjojnë gabimet e së kaluarës sot. Do korrigjojnë korrupsionin dhe bëjnë një më të sofistikuar, edhe më të përhapur, i premtojnë njerëzve iluzione. Ky ishte gabimi i PD ndër vite, që përgatiti një popull mesianik, që beson, që duhet të ketë patjetër një udhëheqës karizmatik që t’i nxjerri nga vështirësitë që ka. Ne dhe buxhetin e kemi më të vogël se Torino, mendoni të kërkojnë ata një udhëheqës. Ata as nuk e njohin fare, ca familje ka, ça makine ka. Asnjë parti nuk ka program. Çdo parti që vjen në pushtet e ka mbaruar misionin e saj, asgjë nuk ndryshon, është Partia e Punës.

Nertil Agalliu: A duhet të ishte një ditë reflektimi 8 Dhjetori?

Neritan Ceka: Në 8 Dhjetor ka qenë gjithë Shqipëria. Madje kishte anëtar të Partisë së Punës dhe komunist atje. Sikurse më 28 apo 29 Nëntor ka qenë gjithë Shqipëria. Kishte edhe fëmijë të anëtarëve të Partisë së Punës, kishte plotë nga ata. 8 Dhjetori mendoj se është datë e madhe, një festë kombëtare. Nuk u krijua PD, u krijua opozita dhe jo të gjithë anëtarët e asaj partie janë aty.

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pertej...: 09/12/2024 23:11

    ...akoma ti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Napoli firmos me talentin shqiptar të Italisë, përfiton edhe Juventusi

Zyrtare/ Napoli firmos me talentin shqiptar të Italisë, përfiton edhe Juventusi