8 Dhjetori/ Anuloi tubimin, Meta mesazh të rinjve: Ju falenderoj emër për emër, merrni në dorë fatet e atdheut (si Azem Hajdari)

TIRANE- 8 Dhjetorin, ditën e Rinisë e kishte parashikuar si ditën kur do të zbriste në shesh për të kërkuar një Referendum popullor për ndryshimin e Kushtetutës, por tërmeti i 26 Nëntori përveç të tjerave ka ndryshuar edhe anxhendën politike të presidentit Ilir Meta.

Pak ditë më parë ai anuloi këtë tubim për një datë tjetër të papërcaktuar, ndërsa sot e ka nisur ditën me një mesazh për të gjithë të rinjtë që janë angazhuar vullnetarisht përgjatë këtyre ditëve për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ai thotë se ashtu si 29 vite më parë (sjell në vëmendje lëvizjen e Azem Hajdarit dhe studentëve të dhjetorit 1990), të rinjtë dhe të rejat të marrin në dorë fatet e atdheut për ta udhëhequr proceset demokratike për ndërtimin e një ardhmje të sigurtë dhe europianizmit të plotë të Shqipërisë.

"Me mijëra të reja e të rinj shqiptarë, të organizuar vullnetarisht brenda e jashtë vendit që në momentet e para të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, po udhëheqin kauzën e solidaritetit për banorët e prekur rëndë nga kjo fatkeqësi natyrore e pabesë që goditi vendin.

Përpjekjet e tyre të palodhura për mbledhjen e ndihmave materiale, fondeve dhe shërbimeve që po i ofrojnë komunitetit ditë-natë, janë sa emocionuese, po aq frymëzuese, dhe shembulli më konkret i Shqipërisë njerëzore për të cilën kemi nevojë më shumë se kurrë. Ndaj sot me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, dua të falënderoj me mirënjohje të thellë, emër për emër, çdo vajzë e djalë, që shërben si vullnetar në shërbim të komunitetit.

Jeni të mrekullueshëm dhe të jashtëzakonshëm! Ju inkurajoj dhe ju mbështes, që në shembullin e të rinjve dhe të rejave, të cilët 29 vite më parë vërshuan në rrugët e sheshet e Tiranës për ta ndarë Shqipërinë nga errësira dhe izolimi, të merrni në dorë, falë shpirtit të lirë, energjisë, guximit, kurajos dhe idealeve të pastra, fatet e atdheut tonë, duke udhëhequr proceset demokratike për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurtë dhe europianizmit të plotë të Shqipërisë.

Nderim përjetë veprës së liderit të Lëvizjes Studentore, Azem Hajdarit dhe të gjithë studentëve të Dhjetorit '90! "E duam Shqipërinë si gjithë Europa!". Demokracia nuk negociohet, por vetëm mbrohet dhe me çdo çmim!", shkruan Meta.

VIDEO e postuar nga Meta

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TIrana: 08/12/2019 17:27

    Po ta donit Azemin pse e VRATE! Ne nuk behemi si Azemi! Sepse demokracia juaj dhe e Azemit eshte KORRUPSION, Vjedhje, VRASJE, XHVATJE. Keshtu SHPORRUNI megjithe AZEMIN Babane e Azemit, çupen e Azemit Dhe Ju vete me radhe!!

    Përgjigju
  • skaraparlliu: 08/12/2019 14:10

    Mos abuzo the perca popullin se per kete je nje specialist qe sja kalon askujt , populli te njef mire prandaj mos u mundo per me tej , shqipetaret e kane zgjedhe rrugen e Europes pa ty dhe ne e dime mire se kush jeni ju dhe ata qe mbollen panik qe mbas renies se komunizmit . Ptu fare e keqe.

    Përgjigju
  • TA VE LALA SONE: 08/12/2019 12:16

    O ilir meta e vërteta o bajga Shqipris kush ka qen azem hajdari e di gjith Shqipria. Ai ka qen një rugaç hajdut kriminel i ndyr. E ti mor paçavure ju thua rinis që të marin fatet si azrm hajdari plehu. Ai u vra për pazaret e prishura të shitjeve të armëve e të drogës o jashqitja e kombit ilir kak meta.

    Përgjigju
    • RC7: 08/12/2019 14:24

      Super e vertete!

  • Skerdi: 08/12/2019 11:48

    Ilir Meta njeriu qe ka vjedhur, percare e shume gjera te keqia qe ka bere ndaj ketij vendi na jep shembuj njerez te sojit te tije qe kane vjedhur trafikante femrash njerez qe kane mbeshtetur serbet ne luften me kosoven.

    Përgjigju
  • Mala: 08/12/2019 11:21

    Po mire! dihet e njihet 8 Dhjetori 1990,Kush e solli, si dhe nga "erdhi demokracia"?!Po kjo thirrje kujt I duhet!?kujt I dretohet,ciles rini?!Pse ende keshtu or ti "unifikuesi" I popullit, dhe "mbrojtesi" i Kushtetutes se Shqiperise!!!

    Përgjigju
  • Pyka: 08/12/2019 11:09

    Mendoni efektin e fjalëve,dal nga goja e hajdutit....

    Përgjigju
  • Populli: 08/12/2019 10:40

    Foli kryehajduti:organizohuni o njerez te mbrojme pasurite e ketij dhe Mona baxhes. Ik more shporru nga shqiperia mor pis se boll vodhe dhe plackite kete vend o copa e fshatarit.

    Përgjigju
  • XXX: 08/12/2019 10:14

    O kokra legenit. Azemi nje cop hajduti alabak ishte. Ti po njelloj.

    Përgjigju
  • Elis: 08/12/2019 09:33

    Seriozisht e ke ti me injorant, po ku te le rradhe ti me plehre me mare fatet e vendit rinia.

    Përgjigju
  • ERP: 08/12/2019 09:21

    Duhet marre ne fakt, per te cuar ty atje ku e meriton. Ky gjatoshi me sa duket nuk ka mendere

    Përgjigju
  • redi: 08/12/2019 08:58

    Te duam Shqiperine si gjithe Europa, mbeti slogan i politikaneve shqiptare dhe nje deshire e rinise shqiptare ,qe dhe mbas 30 vjetesh jemi jashte saj. Termeti tronditi shtepite e shqiptareve por dhe politiken shqiptare.Shpresa vdes e fundit por dhe endrren vetem rinia e sotme do ta realuzoj dhe jo politika ne sherbim te vet vetes

    Përgjigju
  • Ilir bajga: 08/12/2019 08:57

    O ilir bajga ti bjeri më MASKARA ISHQIPRIS. Ti je hajdut e kriminel ti je një jashqitje o fundërrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral