Meta kalon perimetrin e sigurisë në Kalanë e Krujës: E mbroj kushtetutën çdo ditë! Tubim kur të kthehemi në normalitet

KRUJË- Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Kalanë e Krujës e cila pësoi dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit. Ndonëse një objekt i rrethuar nga shiriti i sigurisë pas vlerësimit nga inxhinierët, Meta ka shkelur 'perimetrin e sigurisë', për të parë më nga afër dëmet që ky objekt ka pësuar. Gjatë fjalës së tij Meta tha se gjendja e kalasë është shqetësuese për shkak se kemi të bëjmë me një monument të rëndësishëm, që bën pjesë të vlerat kombëtare të vendin tonë.

Meta foli për anulimin e tubimit mbarëpopullor për referendum që kishte thirrur në 8 Dhjetor në mbrojtje të Kushtetutës. Ai la të kuptohej se nuk ka hequr dorë nga pozicionimi i tij si opozitë dhe jo si president mbi palët teksa tha se tubimi do të mbahet kur qytetarët t'i kthehen normalitetit, njësoj si para tërmetit të 26 Nëntorit, pasi ai vetë është çdo ditë në mbrojtje të Kushtetutës.

"Gjendja është shqetësuese për arsye historike, pra ka një histori të lëvizjeve gjeologjike të vetë Krujës por në mënyrë të veçante pas situatës së krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit. Është një monument mjaft i rëndësishëm. Po punohet për të bërë të gjitha vlerësimet në mënyrë që të merren masa për të ruajtur këto vlera që janë edhe krenaria jonë kombëtare.

Si e vlerësoni punën e Institucioneve gjatë këtyre ditëve?

Përpjekjet po bëhen dhe duhet të vazhdojnë me qëllim përmirësimin e koordinimit të gjithë institucioneve.

A do të ketë një datë tjetër ku do të thërrisni popullin në mbrojtje të Kushtetutës?

Presidenti e mbron kushtetutën çdo ditë por tani është koha për t'u kthyer në normalitet, por tubimi do të thirret kur të kthehet jeta në normalitet si para tërmetit të 26 Nëntorit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 06/12/2019 17:37

    Do besh tubim ti o fisqire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun