Me uljen e rasteve me koronavirus dhe me lehtësimin e masave në Shqipëri do të rritet numri i testeve në popullatë. Ndërkohë, testimi serologjik ka zbuluar se rreth 8% e personelit mjekësor të prekur me COVID-19 kanë krijuar antitrupa. Testimi serologjik është përqendruar te grupet e riskut dhe deri tani janë kryer mbi 1 mijë testime të personelit mjekësor.
“Nga ana tjetër kemi vijuar me testimet e serologjisë për evidentimin e krijimit të antitrupave tek grupet e riskut. Janë më shumë se 1 mijë personel shëndetësor të cilët kanë kryer analizën serologjike. Rreth 8% e tyre kanë krijuar antitrupa, pra rezultojnë 8% që kanë IGG pozitive”, tha Manastirliu gjatë vizitës në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.
Pas apelimit për më shumë kujdes dhe ndërgjegjësim të qytetarëve me hapjen graduale, ministrja tha se do të ketë një rritje të testimeve në popullatë dhe gjurmimin e rasteve aktive.
"Ne sot jemi në rreth 190 raste aktive, të cilat janë të shpërndara në 4 qarqe kryesore, por nga ana tjetër ajo çfarë nevojitet është vijimi i testimit dhe vijimi i gjurmimit të kontakteve të rrethit të parë, të rrethit të dytë, ashtu siç tashmë edhe në strategjinë e miratuar nga Komiteti i Ekspertëve është përcaktuar dhe është ndjekur. Në fazën e rihapjes, do të intensifikohet testimi për gjurmimin aktiv të rasteve, ndaj edhe janë marrë të gjitha masat për forcimin e kapaciteteve në Laboratorin e Referencës në ISHP. 11 mijë teste të tjera kanë mbërritur në këtë laborator, çfarë duhet tashmë nga ky moment dhe në vijim është forcimi i kapaciteteve të laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik për të vijuar dhe për të pasur testime, për të gjurmuar dhe për të izoluar çdo rast të dyshuar”, tha Ministrja e Shëndetësisë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7847
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor, 10:09
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Komisioni i Shëndetësisë miraton nen për nen Buxhetin 2025, bëhen edhe propozime të reja: Të rritet pagesa e invaliditetit!
20 Nëntor, 16:42
-
Importet e barnave nga India, Bangaldeshi e Kina me autorizim ministri, KLSH: Në 3 vite pa analiza fiziko-kimike
20 Nëntor, 07:44
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor, 19:21
-
Vrasja e 14-vjeçarit, tensione në Kuvend/ Bardhi sulmon Manastirliun: Ja kanë shtruar muhabetit të treja si plakat, ajo është vrasëse! Dogjani: Ngrihuni t’i largojmë këta horra!
19 Nëntor, 18:10
-
‘Dy vite mësim me turne, fëmijët vijnë në shtëpi natën!’ Protesta në Golem të Lushnjes nxjerr në pah propagandën për ‘rilindjen e shkollës’
19 Nëntor, 08:38
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21
-
Ekonomia dhe Financat/ Manastirliu për buxhetin: 3800 bursa për nxënësit, 80 laboratorë të rinj, 850 punonjës psikosocialë dhe transport për fëmijë dhe mësues
12 Nëntor, 11:04
-
Koçiu: Shërbim dentar falas edhe të shtunën e parë të çdo muaji për të moshuarit
26 Tetor, 15:52
-
Dy ditët e fundit të hetimorit të shëndetësisë! Të hënë dhe të martë dëshmojnë ministra dhe ish ministra, pritet ardhja e Ilir Beqajt nga burgu
19 Tetor, 15:45