Parku Arkeologjik i Apolonisë u shndërrua këtë fundjavë në skenën e edicionit të dytë të “Muzak Fest”, ku arti u bashkua me historinë, duke rikthyer në vëmendje rrënjët, kujtesën dhe trashëgiminë kulturore.

Në një prej siteve më të çmuara të trashëgimisë kulturore kombëtare, “Muzak Fest” erdhi këtë vit në formatin e një mbrëmjeje gala, ku poezia, muzika dhe interpretimi artistik u ndërthurën me historinë mijëravjeçare të Apolonisë. Në festival u bashkuan emra të njohur të artit shqiptar.

Një tjetër dimension edicionit të dytë të “Muzak Fest” i dha Vlashent Sata, i cili përmes muzikës dhe interpretimit krijoi një atmosferë të veçantë në hapësirën monumentale të Apolonisë, duke bashkuar tingullin bashkëkohor me frymën poetike dhe historike të festivalit.

“Muzak Fest” mbetet një festë e kujtesës, një testament kulturor dhe një mënyrë për të treguar nga vijmë, cilat janë rrënjët tona dhe çfarë zgjedhim të lëmë pas.

“Muzak Fest ka në qendër trashëgiminë, Apoloninë në vetvete. Njëkohësisht edhe artin vlerat e përgjithshëm të kulturës, por edhe atë të fjalës”, tha Ornela Durmishaj, drejtoresha e Parkut Arkeologjik.

“Është në eveniment unik që kërkon të kujtojë rrënjët, të kujtojë kush jemi, kush është historia jonë”, tha Adriana Mile, Drejtoresha e Artit dhe Kulturës, Fier.

“Është mrekulli për të gjithë ne shqiptarët që s’duhet të harrojmë nga kemi ardhur, çfarë kukltire kemi dhe cfarë duhet të trashëgojmë në breza”, u shpreh Rajmonda Bulku.

Padiskutim që Apolonia duhet të zhvillojë aktivitete kulturore pafund, ësht ënjë thesta, nj ëvend i shenjtë, cdo njeri takon perëndimë. Është një vend që duhet shfrytëzuar”, tha aktori Dritan Boriçi.

Aktiviteti kulturor, i organizuar nga Bashkia Fier me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, synon të kthehet në traditë dhe të shndërrohet në një pasaportë të fjalës artistike dhe jo vetëm.