Të gjithë duan të jenë prindër të mirë në këtë jetë! Shumë prej tyre punojnë shumë fortë, që të mund t'u sigurojnë një jetë që të mos u mungojë asnjë e mirë materiale, të tjerë janë shumë të rreptë sepse duan që fëmijët të jenë të disiplinuar. Çdo familje ka mënyrën e tyre të edukimin, por të gjitha kanë një të përbashkët: Kur kthehen pas në kohë, kuptojnë gabimet që kanë bërë në rritjen e fëmijëve.
Bright Side ka sjellë disa nga gabimet për të cilat çdo prind i ka listuar për dedikimin e fëmijëve të tyre, për t'ju ardhur juve në ndihmë që të mos i përsërisni.
1. Nuk komunikojnë mjaftueshëm me fëmijët e tyre
Një fëmijë rritet më shpejt se një person tjetër dhe ka shumë nevojë për një komunikim të vazhdueshëm me të rriturit. Shpesh prindërit kanë shumë punë dhe i lënë që fëmija të luajë me lodra, por më pas kjo gjë kthehet në një përditshmëri për fëmijën. Në momentin që ju do të doni të komunikoni me të, ai do jetë mësuar duke luajtur vetëm dhe nuk do të dojë të luajë më me ju. Shijoni kohën që kaloni së bashku
2. Nuk i përqafoni sa duhet
Specialistët kanë vënë theksin tek rëndësia e përqafimeve tek fëmijë. Ndonjëherë prindërit nuk e bëjnë këtë sepse mendojnë se i bën "dëm" fëmijës duke e përkëdhelur më shumë nga sa duhet, por me kalimin e kohës fëmija do të rritet dhe nuk do t'ju lejojë më që ta përqafoni. Kështu që shijoni këto momente sa mundeni.
3. Nuk u bëni mjaftueshëm foto
Me siguri, kur vitet të kalojnë, nuk do të kënaqeni me foto ku ju jeni munduar që të nxirrni format trupore sa më mirë, por foto që në të vërtetë mbartin kujtime. Fotografoni sa më shumë momente ku ai hedh hapat e parë, kur ha vetë për herë të parë...këto do ju bëjnë shumë herë më të lumtur. Dhe një këshillë: Gjithmonë mbani një album fotografik. Ndonëse do të jenë vjetruar, një foto e prekshme është më e bukur se ajo dixhitale.
4. Nuk luani mjaftueshëm lojëra kreative
Është e domosdoshme. Kjo do ju shërbejë shumë në marrëdhënien me fëmijët tuaj. Kjo sepse do keni një raport më të ngushtë, do keni mundësi që ta zbuloni se çfarë ai pëlqen në të vërtetë, por edhe zhvilloni kështu imagjinatën e tij.
5. Jeni shumë strikt
"Ndëshkimet për notat e këqija janë të dëmshme - ato mund të ulin suksesin e tyre të përgjithshëm në shkollë. Ndëshkoni dhe shpërblejeni fëmijët tuaj vetëm për gjërat që kanë rëndësi! Ky është një mesazh i rëndësishëm për çdo prind/ Kur të ktheheni pas në kohë, do kuptoni se sa të pa rëndësishme kanë qenë ato ndëshkime që ju i keni dhënë fëmijës suaj.
6. Nuk u merrni mjaftueshëm mendim
Sa herë mund t'ia keni thënë fëmijës suaj "Të rriturit e dinë më mirë" apo "je i vogël, ti nuk e di". Kjo gjë ndikon negativisht tek fëmija juaj, sepse i rrit ata me ndjenjën e pasigurisë.
7. Dëgjoni shumë se çfarë thonë të tjerët
"E ke veshur shumë hollë" "Flet me zë shumë të lartë" "Shko ushqeje tani"...ka shumë "ekspertë" rreth jush, por më mirë se ju nuk e njeh askush tjetër fëmijën tuaj. Kështu që në raste të tilla dëgjojini më pak të tjerët dhe më shumë fëmijën e tuaj.
8. Nuk janë me fëmijët në momentet më të rëndësishme
Puna nuk mund të lihet, është e vërtetë. Por gjeni pak kohë për ta...dekorojeni bashkë pemën e vitit të ri, shkoni bashkë në pazar për të blerë ushqimet, gatuani bashkë...do e shikoni se sa të rëndësishme do të jenë për ju.
*Artikull i përkthyer nga BrightSide