‘8 Marsi’, gazetari Tanini: Më trishtojnë gratë që gëzojnë sikur kanë dalë nga foleja milingonave, në vend që të protestojnë

Sot në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Grave, festë e cila vë theksin tek gratë dhe të drejtat e tyre. Gazetari Eljan Tanini në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv, thotë se ‘trishton’ imazhi i i grave më lule që gëzojnë në këtë ditë, në vend që të jenë duke protestuar për të drejtat e tyre. Duke u ndalur tek gratë në parlament Tanini, tha se hsumë pak prej tyre njihen, apo bëjnë diçka më tepër për gjininë e tyre.

‘Nëse ka një instrument të fuqishëm kjo shoqëri është gruaja është vajza gjithë të tjerët në burra. Nëse do të kisha mundësi të bëja një instilacion do të t’ja kushtoja gruas shqiptare, ose nënës.

Nuk është as e nënës as e gruas, është e vajzës që proteston për të drejtat e saj. Ajo që mua më trishton janë këto gratë dhe vajzat me lule që gëzojnë sikur kanë dalë nga foleja e milingonave. Faktikisht nuk duhet të jetë kështu. Mua më shqetëson pse e bëjnë kështu. Gratë dhe vajzat mblidhen më njëra tjetrën dukshëm nga ana televizive vetëm kur ka një protestë, fill pas një vrasje. Ne nuk e çojmë pak më tej këtë gjë. Bëjmë pak presion dhe e lëm me kaq. Por duhet shkuar me tej.

Gratë e parlamentit jo vetëm që nuk i njohim fare. Kam parë portrete që si njihja. E di që janë atje për të çuar dorën dhe për interesa të tjera, por pse nuk bëjnë diçka për gjininë e tyre. A ka mundësi që dikush që vret një grua a ka mundësi të kalbet në burg dhe të bëhet shembull për të tjerët.’- tha Tanini.

Gazetarja Zhaklin Lekatari thotë se kjo dihet duhet të jete edhe festë edhe protestë. Lekatari tha se në 30 vitet e fundit kemi bërë disa hapa të vegjël para.

‘Dua të kem një qasje pozitive që disa ndryshime në këtë shoqëri janë bërë. Duket sikur shoqëria nuk është më indiferente por është në alert. Edhe vajzat dhe gratë duken më të informuara dhe të kenë lirinë për të qenë ajo që dëshirojnë. Të gjitha format e dhunës janë një problem kulturor e një mungese të vullnetit shtetëror, e shtresëzimit të krijimit të një lloji turpi. Kur flas për përgjegjësit duhet ta drejtojmë nga vetja, burrat dhe gratë. Është një sistem i shtresëzuar të cilit i është dashur shekuj për të krijuar këto mekanizma. Dhe për zhdukjen e patriarkatit duhet të jemi të gjithë bashkë. Mendoj se në 30 vitet e fundit kemi bërë disa hapa të vegjël para. Shpeshherë sjelljet e dhunshme nuk vihen në diskutim. Numri i lartë i denoncimeve tregon se jemi mësuar me dhunën.’- tha Lekatari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:00
'8 Marsi', Albana Vrioni: Gruaja nuk ia del dot pa qenë e fortë ekonomikisht

Albana Vrioni, Drejtuese e transformimeve organizative dhe aktiviste për të drejtat e grave theksoi në emisionin 'Përballje' se mentaliteti patriarkal në Shqipëri ndryshohet duke fuqizuar ekonomikisht gratë. Sipas saj kjo është çështja më urgjente që duhet adresuar në ditën ndërkombëtare të gruas.

"Atje ku ka rritje forcim te ekonomisë, dhuna ka zbritje. Sepse dhuna është e lidhur me mungesë tolerance të ndjesisë të mospasjes, të rrezikut të mbijetesës. Dhuna është e shprehur prej një ndjesie të fortë të mospasjes. krijimi i mundësive ekonomike është gjëja më urgjente.  Por ne kemi hendek shumë të madh në këtë drejtim. Për progresin e gruas dhe për të ndalur dhunën ndaj grave, është urgjente fuqizimi i saj, që ajo të ndjehet dinjitoze dhe burrat të kuptojnë se ka kapacitetet dhe mundësitë të drejtojë të ardhmen e saj. Jemi shoqëri patriarkale nëse duam ta ndryshojmë këtë mendësi duhet fuqizuar ekonomikisht gruaja. Asnjë qeveri nuk ja del pa mbështetur strukturat ekonomike, kështu edhe asnjë grua nuk ja del dot pa qene e fortë ekonomikisht."-tha Vrioni.

Vrioni, aktualisht jep konsulencën e saj për institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel. Ajo thotë se rruga drejt suksesit nuk ka qenë e lehtë, sidomos në fillimet e saj në vitet '90 kur është përballur me paragjykimet për shqiptarët, por kjo nuk e ka ndalur.

"Kur jam larguar nga Shqipëria ka qenë periudha e ndryshimeve të mëdha në vendin tonë. Kur u prezantova si shqiptare, drejtuesi i një kompanisë të madhe belge ai më tha: Unë sot nuk jam i armatosur. Përgjigja ime ishte: Është dita juaj me fat as unë nuk jam. Në një tjetër kompani komenti ishte se shqiptarët nuk njihen shumë, por e njohim për prostitucionin. E vetmja përgjigje që mund të jepja për të mos hyrë në debat, ishte: Ka ofertë atje ku ka kërkesë. Unë si shumë shqiptarë jemi gjendur para këtij paragjykimi për shqiptarët, por nëse shohim përpara gjithnjë ja del."-tha aktivistja shqiptare në Bruksel.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë