Sapo ky panair u hap dhe mësuan qëllimin e tij, të shumtë ishin qytetarët që nuk nguruan që të blejnë ushqimet e tyre të preferuara. Paratë e mbledhura në këtë panair të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Bashkia Tiranë, do të shkojnë në ndihmë të grave kryefamiljare me probleme të theksuara sociale.
“Jemi mbledhur këtu sot me rastin e 8 marsit i cili është dita e mirënjohës së grave, nëndave. Çdo ditë është 8 mars për gruna, nënat. Me rastin e kësaj feste kemi organizuar një panair bamirësie për ti ardhur në ndihmë grave kryefamiljare. Të ardhurat e siguruara nga këto produkte do ju kalojnë grave. Janë të ardhura modeste, por ne kërkojmë që nëpërmjet këtij aktiviteti, të ju bëjmë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë këto kategori”, tha përfaqësuesja e KMSH, Fatma Karaj.
“Ky aktivitet ka në fokus gratë me shumë probleme sociale. Të gjitha institucionet duhet të jemi bashkë. Në çdo njësi administrative ka databaz të grave që janë në vështirësi. Ne kemi rreth 900 individë që marrin ndihmë psiko sociale, shërbime të vasketës ushqimore, shërbime për negocim për punësim”, tha Migena Kokeri, bashkia Tiranë.
Pjesë e kontributit u bënë edhe këto zonja të ardhura nga Gjermania për disa ditë pushime. Në këtë 8 mars, ditën ndërkombëtare të gruas ata bëjnë thirrje për më shumë guxim dhe të mos lejohet në asnjë moment nga vetë gratë që të bien pre e dhunës.
“Duhet të bëhen më të forta dhe të largohen nga dhuna. Ta protestojnë atë, ta thonë atë dhe mos të jenë nën këmbët e atyre burrave vulgar që i trajtojnë keq’, tha njëra nga zonjat.
Ky panair, organizohet për të disatin vit radhazi, teksa qëllimi i tij është ndërgjegjësimi më i gjerë.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
31.4%
-
Jo
59.2%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1316
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: Epërsia e Veliajt ishte kapilare, nga qendra urbane deri në periferinë rurale
31 Maj, 12:43
-
Veliaj në Njësinë 1: Nuk e trajtojmë fitoren si triumf, por si mundësi për më shumë punë e projekte të reja
30 Maj, 12:06
-
Veliaj nga Astiri: Bëmë çerdhen e parë, tani ndërtojmë shkollat! Mezi pres që në 4 vitet e ardhshme ta transformojmë tërësisht këtë njësi
29 Maj, 14:14
-
Veliaj inspekton punimet te gjimnazi ‘Partizani’: Gati në shtator, maturantët këtë vit diplomohen në mjediset e reja
26 Maj, 15:39
-
Qeveria e Katarit grant 11 milionë euro për sheshin te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Projekt që i jep formë Tiranës së 100 viteve të ardhshme
24 Maj, 14:06
-
Vijon asfaltimi i rrugëve në lagjet e Tiranës, Veliaj: Jemi përditë si në fushatë, gjatë verës ndërhyjmë në çdo cep
23 Maj, 13:12
-
Bazuar mbi ngjarje të vërtetë, ‘Gjaku i martirëve të kombit’ vihet sërish në skenën e Amfiteatrit të Liqenit
19 Maj, 18:51
-
Veliaj me këshilltarët e rinj të Këshillit Bashkiak: Kjo nuk është fitore për të na ngritur në qiell, por për të na ulur me këmbë në tokë
19 Maj, 14:51
-
Bejko në Report Tv: Fushata jonë përçoi shpresë, 3 arsyet pse si kandidat mora më pak vota se partia! Në PD persona 'që lëvizin fijet'! Berisha u braktis nga demokratët
18 Maj, 18:30
-
FOTOT/ Bashkia e Tiranës vijon me ndërhyrjet kapilare nëpër lagje! Disa rrugë të asfaltuara
18 Maj, 12:38
-
Surprizoi si forcë e tretë në Tiranë, Arlind Qori: Po të kisha mundësi do u puthja duart votuesve, ne jemi rrezja e shpresës në këtë zymtësi politike
16 Maj, 13:24
-
Veliaj me banorët e Ndroqit: Non-grata dhe fuksi i lagjes, 2 vjetërsira që kthejnë vendin mbrapa”
12 Maj, 20:38