TIRANE- Festa e gruas këtë 8 mars do të vijë me protesta, por dhe me ngjyra erotike. Përveç manifestimeve të paralajmëruara në rrugë për më shumë të drejta, shëtitjeve tradicionale nga liqeni, në mbrëmje festa e gruas në Tiranë do të marrë ngjyra krejt të tjera, ku femrat nuk do të kenë limite në argëtim. Një grupim i madh i shoqërisë civile do të protestojë sot paradatie për të kërkuar më shumë pjesëmarrje të gruas. Ndërsa lokalet e natës në kryeqytet janë përgatitur për një festë të çmendur vetëm me femra, plot surpriza, ku nuk do të mungojnë kërcimet erotike, meshkujt që zhvishen, alkooli, por edhe kabareja e famshme.
SHOQERIA CIVILE NE PROTESTE
Protesta do të zhvillohet sot në orën 09:00, përpara kryesisë së Kuvendit, për t'i kërkuar kryeparlamentares Topalli me anë të protestës paqësore më shumë të drejta dhë angazhim për mbrojtjen e grave. Ndërkohë që edhe shoqata "Në Dobi të Gruas Shqiptare" do të organizojë një sërë aktivitetesh, që kanë për qëllim sensibilizimin e shoqërisë mbi çështjet e të drejtave të grave, barazisë gjinore, probleme të dhunës në familje, etj. Me moton "Festë apo protestë"?, NGDSH do të vendoset në mënyrë simbolike pranë Liqenit Artificial, pasi tradicionalisht kjo zonë e kryeqytetit është parë nga gratë si një vend për të shëtitur apo festuar. Mesazhi do të nisë me krosin masiv, për të vijuar më tej me garën e biçikletave, "Në një garë të barabartë, për të drejta të barabarta". Pikërisht mesazhi i kësaj gare, do t'i vendosë në të njëjtat pozita burrat dhe gratë, të rinjtë e të rejat pjesëmarrës, për të treguar se është momenti, kur gruaja dhe burri duhet të kenë mundësi të barabarta në të gjitha fushat e jetës. Gjatë këtij aktiviteti, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes mbi qiellin e kryeqytetit do të fluturojë një helikopter, i cili do të lëshojë nga ajri fletushka me mesazhe për barazinë gjinore dhe respektimin e të drejtave të grave, duke vijuar kështu traditën e nisur shumë vite më parë.
STRIPTIZEM E KABARE NE LOKALET E NATES
Ata që frekuentojnë lokalet e natës, do të mund të zgjedhin mes një festë të "çmendur për vajzat e këqija", dhe një feste disi më të qetë "për vajzat e shpisë", që do i ngjajë më tepër kabaresë. Por në asnjërën prej tyre nuk do të mungojnë muzika ndjellëse, kërcimet erotike, meshkuj që zhvishen dhe pijet alkoolike. Madje, për ta bërë disi edhe më intriguese atmosferën, menaxherët preferojnë që balerinët striptizë të jenë me ngjyrë. Këto janë vetëm disa nga detajet surprizë që kanë rezervuar menaxherët e lokaleve të natës për festën e 8 marsit, mbrëmjen e sotme në Tiranë. Sigurisht, na thonë menaxherët, klientet do të jenë vetëm femra dhe nuk mungojnë as emrat e njohur të botës së medias, biznesmene apo stiliste.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

8 marsi i Edës dhe Megit, nga ANILA BASHA