TIRANË – Presidenti Topi ka pritur mëngjesin e sotëm në një takim ambasadorin e OSBE në Tiranë, Eugen Wollfarth. Takimi, i cili ka nisur në orën 9.30 u zhvillua në selinë e presidencës.

Pas takimit presidenti Topi deklaroi se në Kodin e Ri Zgjedhor, gratë duhet të kenë përfaqësim më të madh në politikë. Ai deklaroi se skaqenë kurrë dakord me kuotën e grave në politikën tonë dhe vlerësoi rolin e OSBE-së  në politikë edhe në promovimin e gruas.

“Sot është dita për të reflektuar për rolin e gruas, për të evidentiuar mirënjohjen e pamohueshme… 8 marsi rikthen cështjen e punësimit dhe prezantimit në mënyrë të barabartë me burrat. Nuk kam qenë dakord me shifat që kufizojnë pjesëmarrjen e grave. Unë kjam emëruar zonja në krye të institucioneve të larta."- tha Topi. 

Gjithashtu mes Wolfarth dhe presidentit është folur edhe për çështjen e pronës. "Aktet administrative kanë sjellë konfuzion. Dhe ligji për Gjykatën Administrative, nuk duhet të vonohet më", tha kreu i shtetit.
(aq/shqiptarja.com)