Dosja ‘21 janari’ drejt SPAK, Gjykata e Lartë vendos më 12 mars në seancë gjyqësore! Thirrja e Strasburgut për drejtësi: Krim shtetëror, të hetohet

TIRANË- Gjykata e Lartë ka caktuar datën 12 mars, për shqyrtimin e kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, i cili u vra në protestën e 21 janarit të vitit 2011, të cilët kërkojnë që dosja e ’21 janarit’ të kalojë në SPAK.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet me praninë e palëve në orën 13:00, pra të familjes Nikës dhe të përfaqësuesve të SPAK, ku edhe më pas do të caktohet nëse çështja do të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, duke prishur vendimin e dy shkallëve të mëparshme. 

Kolegji vlerësoi të nevojshëm dëgjimin e palëve për shkak se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore. Aleks Nika është një nga 4 protestuesit që u vra nga plumbat e shtetit në protestën e 21 janarit 2011.

Do jetë Gjykata e Lartë që me një vendim urdhërues do të vendosë nëse hetimet do t’i vijojë Prokuroria e Tiranës apo do i kalojnë SPAK, për të hapur hetimin e asaj që Gjykata e Strasburgut e quajti krim shtetëror.

Vendimi i Strasburgut i datës 14 nëntor 2023 bën thirrje për drejtësi dhe dënimin e përgjegjësve të atij krimi shtetëror. SPAK do të duhet të zbardhë akuzat për urdhërim të vrasjeve, prishje dhe devijim të hetimeve, pengim të drejtësisë nga zyrtarët më të lartë të qeverisë shqiptare të asaj kohe, të drejtuar nga Sali Berisha.

Kërkesa e familjes Nika ka përfunduar në Gjykatën e Lartë pasi GJKKO dhe Apeli i GJKKO e rrëzuan. Familjarët e protestuesit të vrarë kërkojnë që Gjykata e Lartë të prishë dy vendimet e marra nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit dhe të urdhërojë Prokurorin e Posaçme të regjistrojë procedimin penal. Sipas argumentit të tyre, të akuzuarit për të krim janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ish Kryeministër dhe ish Ministër i Brendshëm, të cilët janë subjekte që duhet të hetohen nga SPAK bashkë me Andrea Prendin, ish-komandant i Gardës së Republikës.

Në rekursin e bashkëshortes së Aleks Nikës, thuhet se Prokuroria e Tiranës e ka mbajtur hetimin për 21 janarin për 2 vjet e 6 muaj pa bërë asnjë veprim për zbardhjen e ngjarjes. Prokuroria e Posaçme ka shpallur moskompentencë, jo vetëm për padinë e familjarëve të depozituar më 16 shkurt të këtij viti, por edhe atë të bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E verteta: 27/02/2024 21:04

    Do behet si gjyqi i Gerdecit me Mediun. Anes e anes nga perroi i thanes. Pak shprese kemi per denimin e vrasesve dbe urdheruesit e tyre

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 27/02/2024 10:21

    Krimi Shtetëror i organizuar nga S.Berisha dora vet,duhej gjykuar e dënuar që në 2011 Sb,Lb,N.Prendi,A.Llupo,etj me dënime KAPITALE deri 25 vite burg.Kjo dtonoi nga drejtësia e TR3DHUR NGA SB Urdhëruesi për VRASJE.Pasi ky kriminel në TV KLAN deklaroi se do vrisja 30,300 edhe E.Ramën nëse nuk e kap plumbi.Kjo drklarat është në YouTube.. e ka 90 % e popullit që ka AJFON..! -Duhet sqaruar SPAK(që nuk din çëshë lufta)se edhe në kohë lufte Ushtari,Gardisti..nuk mundet të qëlloi pa urdhër kur jan të inkuadruar në Skuadër Togë,Kompani..ndaj urdhërin për të qëlluar e ka dhën Sb 1000%,pasi ky përbindësh nuk mundet të lejonte dikë tjetër të dilte mbi TË..Dhe për këtë duhet të dënohet me 101. -Kjo ndodhi me Sb edhe për GËRDECIN ME VKM..! -LULI BASHA si MB,Duhet të deklaroi se kush e dha URDHËRIN..QË TË SHPËTOI NGA BURGU PËR JETË..! -SPAK,GJKKO duhet të veprojnë orgjentisht me dosjen e 21 janarit edhe në kushtet e detyrimit nga GJYKATA NDËRKOMBËTARE.NDRYSHE TË JAPIN DORHEQJEN. -BOLL MË ME NJË KRIMINEL TË RREZIKSHËM 34 VJEÇAR AGJENT I SHUMFISHT..!

    Përgjigju
  • Or tej: 27/02/2024 09:15

    Po opozita qe nxiti mjeranet dhe iken te pine kafe tek kullat a ka pergjegjesi or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • e drejta: 27/02/2024 09:00

    BANDITI BERISHA I 1001 KRIMEVE DUHET TE KALBET NE BURG FAMILJARISHT...VETEM KESHTU MUND TE ZEJNE MEND MINIBANDITET NE VIJIM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki