BERAT- Një nxënës i klasës së 11 të gjimnazit "Ajet Xhindole" ka rezultuar pozitiv me COVID-19, për pasojë është pezulluar mësimi në shkollë vetëm për këtë klasë.
Të gjithë nxënësit e kësaj klase si dhe 4 mësues janë karantinuar. Ata kanë bërë tamponin dhe presin përgjigje. Aktualisht mësimi për ta zhvillohet online. Pjesa tjetër e shkollës vijon mësimi normalisht. Ndërsa në shkollën e fshatit Mbrakull kanë rezultuar 4 mësues pozitiv.
Mes rasteve të konfirmuara është edhe një polic.
Lajmi kryesor: