8 mijë $ gjobë gjyqtarit, prokuroria
2.5 vite burg për avokatin Kalaja

8 mijë $ gjobë gjyqtarit, prokuroria<br />2.5 vite burg për avokatin Kalaja
I vuri gjobë gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me dy vite e gjysëm burg për avokatin nga Shkodra Arjan Kalaja.

Pretenca e prokurorisë është lexuar këtë të martë ndërsa pritet që javën e ardhshme gjykata të shprehet me një vendim.

Vetë Thanza tërhoqi kallëzimin penal ndaj Kalasë pasi më parë ata kishin patur raporte miqësore por prokuroria nuk pushoi hetimet duke e dërguar të pandehur në gjyq avokatin për akuzën e shantazhit dhe gjobëvënies.

Ky kërcënim u krye në vitin 2013 ku Kalaja me anë të një mesazhi i kërkoi Thanzës 8 mijë dollarë, por vetëm dy vite më pas në korrik 2015 prokuroria mundi të përfundojë hetimet duke e dërguar të pandehur Kalanë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës