8 mijë paund për kalimin me gomone në La Mansh/ Dënohet shqiptari në Angli, në gomone edhe fëmijë pesë vjeç

8 mijë paund për kalimin me gomone në La Mansh/ Dënohet shqiptari në Angli, në gomone edhe fëmijë pesë vjeç

Foto ilustruese

Një shqiptar është dënuar me 9 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar pasi organizonte kalime me gomone për emigrantët, përfshirë fëmijë të moshës pesë vjeç nga Franca veriore përmes Kanalit të La Mansh-it.

 Autori i identifikuar si Mustaf Cunaj, 41 vjeç ishte një ndër personat në Mbretërinë e Bashkuar i cili bashkëpunonte me kontrabandistë që besohet se kishin sjellë rreth 10,000 njerëz në vend, raporton Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). 

Ai përdorte pseudonimin 'John Brown' për të kontaktuar emigrantët përmes WhatsApp dhe për të rregulluar lëvizjet.

“Kam pesë persona, ata nuk dinë të veshin jelek shpëtimi pasi janë fëmijë të vegjël”.

Hetuesit e lidhën atë me të paktën 31 kalime, duke përfshirë fëmijët deri në pesë vjeç, me çmimet nga 8,000 £ në 7,500 £.

Cunaj u arrestua për herë të parë në tetor 2022 dhe më pas në shtator 2023 duke u akuzuar për veprën penale, kontrabandë e qenieve njerëzore.

Ai fillimisht e mohoi përfshirjen në krimin e imigracionit, duke deklaruar se i vinte anëtarët e familjes në kontakt me të tjerët vetëm nëse ata ishin të interesuar të vinin në Mbretërinë e Bashkuar.
Por ditën e sotme (23 prill) Cunaj në Gjykatën e Kingston Crown pranoi akuzat e ngritura ndaj tij.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Njoftimi që ‘alarmoi’ zjarrfikëset e Fierit, futen në apartament me shkallë emergjence

VIDEOLAJM/ Njoftimi që ‘alarmoi’ zjarrfikëset e Fierit, futen në apartament me shkallë emergjence