Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari

Vladimir Kosta

Tirane- Një 24 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kanosur dhe shantazhuar ish deputetin e PS-së, biznesmenin Vladimir Kosta. Selman Totraku akuzohet se në periudha të ndryshme kohore ka kanosur biznesmenin për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën.

Mësohet se ai i ka kërkuar 200 mijë euro me pretendimin se i ka prishur shtëpinë.

Pas denoncimit të biznesmenit policia e Tiranës organizoi një takim të Selman Totrakut me biznemenin, sikur do të jepte paratë e kërkuara. Sapo kanë mbërritur në vendin e takimit i riu është arrestuar.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. T., 24 vjeç, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal, informoi sot policia.

Shqiptarja.com mëson se madje kërcënimet e të riut kanë shkuar më tej duke i cuar mesazh se nëse nuk do i jepte 200 mijë euro, do kërkonte 400 mijë.

Vladimir Kosta po ndërtonte një kompleks në Sauk dhe 24 vjeçari pretendon se i është prishur banesa. 

Totraku rezulton i dënuar 2 herë më përpara, për dhunë në familje dhe për drogë.

Shtëpia që ai pretendon se është prishur nga ish-deputeti është më shumë se 10-15 metër larg, dhe sipas tij ka ndodhur në 2019, por nuk e ka denoncuar sepse ka pretenduar se do e rregullonte vetë me diskutim me biznesmenin. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy mjete të mprehta (kaçavida), të cilat iu gjetën të riut gjatë kontrollit fizik, ndërsa dosja do i kalojë për hetim prokurorisë së Tiranës.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb