13 të burgosur shqiptarë janë riatdhesuar në kuadër të një skeme prej 8 milionë paundësh, e cila synonte të kthente në vendet e tyre rreth 200 të dënuar në Britaninë e Madhe për krime të rënda.
Sipas ‘The Sun’, shqiptarët përfaqësojnë kombësinë më të shpeshtë në burgjet britanike në 7 vitet e fundit, me rreth 940 të burgosur (9-12% e të burgosurve të huaj).
Gazeta britanike zbuloi se çdo ditë burgosen rreth 5 shqiptarë, shumë prej tyre emigrantë të paligjshëm që kanë mbërritur me gomone ose kamionë, në këmbim të një pagese prej 20 mijë paundësh.
Mes atyre që ende presin të transferohen janë 15 vrasës të dënuar me burg përjetë.
Ndër ta është edhe Koci Selamaj, 41-vjeçari i dënuar për vrasjen e mësueses Sabina Nessa, 28 vjeçe, në një park në juglindje të Londrës në vitin 2021. Në maj të vitit 2023, ai sulmoi dy oficerë burgu.
Mbajtja e një të burgosuri në burgjet britanike kushton mesatarisht 56 mijë paund në vit.
Vonesat mendohet se lidhen me ngarkesën e gjykatave shqiptare, thotë tabloidi britanik, të cilat duhet të njohin dënimet e dhëna nga drejtësia britanike.
Në total, nga burgjet britanike janë larguar rreth 11.700 të burgosur të huaj.











Komente
Komento