Sulmi i 9 shkurtit 2017 është projektuar nga grupi i grabitësve në një periudhë kohe prej 8 muajsh. Neim Avdulaj, ka treguar para prokurorëve dhe policisë se ai prej tetë muaj ulej çdo ditë tek një kafene përballë bankës që ata kishin piketuar për ta grabitur.
Sipas tij ai ndiqte nga afër makinat e blinduara që shkonin drejt Rinasit. I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet, në prani të mbrojtësit, shtetasi Neim Avdulaj shpjegon se ka njohje me shtetasin Admir Çerpja, nëpërmjet kushëriritg të tij Bujar Çerpja, me të cilin ka qënë ushtar në Afganistan.
Shtetasi nën hetim jep detaje në lidhje me ngjarjen e datës 9 shkurt 2017, ku nga autorët është vjedhur blindi i një banke e nivelit të dytë, në rrugën e Rinasit. Në lidhje me këtë ngjarje shtetasi nën hetim shprehet se përgjatë një periudhe prej 8 muajsh ka qëndruar në një kafe të ndodhur në ETC qëndra tregtare, nga ku ka parë lëvizjet e mjeteve të blinduara, me drejtim për në Rinas. Këtë informacion, shtetasi nën hetim shprehet se duhej tja kalonte Admir Çerpjas. Ditën e ngjarjes, informacioni është përcjellë me tekst “…doli vajza…”.
Neim Avdulaj përmend emrin e shtetasit Ernest Kupa, si person që ka marrë pjesë në të dyja ngjarjet, atë të datës 3 dhjetor 2015 dhe 9 shkurt 2017. Ky person sipas deklaruesit ka një piceri në Krujë. Ky person qëndron me shtetasin nga Tropoja, të quajtur Adi.
Shtetasi nën hetim Neim Avdulaj shpjegon se në të gjitha rastet është takuar me këta dy persona, kur janë diskutuar detajet e planit. Këtu përfshihen diskutimet që kanë patur në lidhje me modifikimin e automjetit për të ndaluar mjetin e bankës.Takimet me këta dy shtetas, Neim Avdulaj shpjegon se i ka patur tek fusha e aviacionit, tek lokali përballë helikopterëve, tek lokal “Marlboro”, tek fusha e aviacionit dhe në “Unazë të Re”,pranë shtëpisë së tij, tek një lokal poshtë lokalit të fëmijëve “Tomi dhe Xheri”.
Për shkak se, në të dy ngjarjet e ndodhura, ka dyshime të arsyeshme se autorët e tyre janë të njëjtët shtetas, u çmua e domosdoshme që materialet e mesipërme të bashkohen në një procedim të vetëm, që bën fjalë për vepren penale të “vjedhja me armë”,në ngarkim të shtetasve Fation Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj dhe Ernest Kupa. Përveç kësaj, nga studimi i materialit hetimor kanë rezultuar elementë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com