8-mujori, investimet kapitale realizohen në masën 44 %
TIRANE, 11 Shtator/ATSH/- Investimet kapitale gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti u realizuan në masën 44 % të planifikimit vjetor, pas rishikimit përmes Aktit Normativ të qeverisë. Sipas statistikave paraprake të publikuara nga Ministria e Financave, shpenzimet kapitale deri në fund të muajit gusht arritën në 27.583 milionë lekë nga 63.284 milionë lekë të planifikuara […]
/ATSH/- Investimet kapitale gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti u realizuan në masën 44 % të planifikimit vjetor, pas rishikimit përmes Aktit Normativ të qeverisë.
Sipas statistikave paraprake të publikuara nga Ministria e Financave, shpenzimet kapitale deri në fund të muajit gusht arritën në 27.583 milionë lekë nga 63.284 milionë lekë të planifikuara për t'u investuar gjatë këtij viti.
Shpenzimet me financim të brendshëm u realizuan në masën 15.781 ose 46 % e totalit të shpenzimeve të planifikuara për t'u realizuar gjatë gjithë vitit. Referuar statistikave, shpenzimet me financim të huaj u realizuan në masën 11.802 milionë lekë nga 28.082 milionë lekë të planifikuara për vitin 2015 ose 42 %.
Shpenzimet kapitale në fund të gushtit ishin 22 për qind më të ulta se plani fillestar i periudhës miratuar ne fillim të vitit dhe vetëm 2.6 % më shumë se fakti i vitit që shkoi. Ky zë vijon të jetë një nga më problematikët e buxhetit.
Duke vlerësuar ecurinë e investimeve me financim të huaj në periudhën e parë të vitit qeveria miratoi përmes Aktit Normativ për rishikimin e buxhetit një ulje të tavanit të financimit të huaj për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës në masën 8.2 miliardë lekë dhe financimin e projekteve me burime të brendshme në masën 4.5 miliardë.
Shkaqet kryesore të mosrealizimit të investimeve me financim të huaj lidhen kryesisht me parashikime tejet optimiste të ministrive për realizimin e projekteve me financim të huaj, si dhe mosmarrjen në konsideratë të procedurave që aplikohen për projektet me financim të huaj, që ka çuar në vonesa të konsiderueshme dhe për pasojë edhe në nivelet e realizimit të konstatuara në analizën 6-mujore të ecurisë së realizimit të projekteve me financim të huaj
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
78%
-
Jo
18.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 626
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Do vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me nga 11 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin
10 Janar, 13:45
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren
10 Janar, 13:34
-
SPAK nxjerr blof Berishën, asnjë dosje për deputetin Pandeli Majko në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49