'Jetonte i kamufluar, pa makinë e pa celular dhe përdorte transportin publik' mediat kolumbiane shkruajnë për 'Jimmyn' bosi shqiptar të drogës

'Jetonte i kamufluar, pa makinë e pa celular dhe përdorte transportin publik' mediat kolumbiane shkruajnë për 'Jimmyn' bosi shqiptar të drogës

Agim Çerma

Mediat kolumbiane i kanë kushtuar një artikull shqiptarit Agim Çerma i njohur si ‘Jimy’ dhe i konsideruar në vendin amerikano-latin si ‘zoti’ shqiptar i drogës.

Pavarësisht se prodhoi 2 miliardë dollarë në muaj për kartelin ballkanik, 'Jimmy' nuk kishte as makina, apo celular. Ai kamuflohej duke jetuar si një njeri thjeshtë, me shtëpi me qira dhe madje pretendonte se ishte një inxhinier civil. Madje 'Jimmy' udhëtonte vetëm me linjat ajrore të lira, dhe me automjete të shërbimit publik.

Agim Çerma u zhvendos në Kolumbi, 7 vite më parë dhe ndërtoi këtë mënyrë jetese për tu kamufluar nga policia, në mënyrë që mos të zbulohej se kush ishte në të vërtetë.

Në vitin 2014 ai arriti në Kolumbi, së bashku me gruan e tij. Ai mori me qira një shtëpi në veri të Barranquilla dhe prej andej filloi rrjetin e tij kriminal. 'La Arenosa', sipas hetimeve, i dukej atij dhe bandës, vendi ideal, pasi afërsia me portet kryesore do të lehtësonte dërgesën e sasisë së kokainës në Shtetet e Bashkuara dhe destinacionet evropiane.

Nga ana tjetër ai kishte zgjedhur të përdorte aeroportin ndërkombëtar ‘’Alfonso Bonilla Aragón’’ dhe së bashku me disa zyrtarë të tjerë aty mundësohej transporti i kokainës me charter.

'Jimy' bashkëpunoi me kartelat vendase, teksa njerëzit e tij të besuar ishin William Cruz Pérez , Pedro Antonio Penagos Londoño, Jairo Fernando Cardona López dhe Edëin Durlandy Montilla González.

Një natë para arrestimit, Jimy kishte fjetur në një hotel modest dhe kur u arrestua kishte zgjedhur që të përdorte transportin publik. Agim Çerma rezulton se në Shqipëri kërkohet për vrasje kurse në SHBA për trafik droge.

Agim Çerma ra në prangat e policisë pas njuë operacioni të agjencisë amerikane DEA, i akuzuar për trafik droge. Mediat e huaja raportuan se shqiptari i arrestuar ishte koka e grupit kriminal, ndërsa njihej me pseudonimin 'Jimmy'.

Paratë që u konfiskuan nga organizata kriminale

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pompa: 28/07/2021 11:06

    amerika arreston ameriken

    Përgjigju
  • Iris: 26/07/2021 23:30

    Beji te fala El Chapos,se do jeni bashke per nje kohe shume,shume te gjate!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)