8 t kanabis, kamerat tradhëtojnë
4 policët, mori diçka në kabinë
Pamjet filmike të kamerave të sigurisë në doganën e Qafë Thanës janë ndër provat e Prokurorisë që implikojnë katë policët e arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës duke toleruar kalimin e një kamioni nga Maqedonia me 8 ton drogë transit në Shqipëri me destinacion Italinë
TIRANË-Pamjet filmike të kamerave të sigurisë në doganën e Qafë Thanës janë ndër provat e Prokurorisë që implikojnë katër policët e arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës duke toleruar kalimin e një kamioni nga Maqedonia me 8 ton drogë transit në Shqipëri me destinacion Italinë.
Vetë policët e kanë mohuar akuzën por pavarësisht këtij pretendimi n
daj tyre dy ditë më parë u caktua masa e sigurisë arrest me burg.Për herë të parë bëhet publik dhe emri i shoferit maqedonas i cili u ndalua nga policia italiane dhe rezulton se ai është shtetasi Zoran Stajonoski pa precedent të mëparshëm penal ndaj të cilit gjykata italiane po ashtu ka caktuar masën arrest me burg.
Një tjetër provë e akuzës është dhe fakti se kamioni me targa maqedonase i ngarkuar me 8 ton kanabis nuk është regjistruar në sistemin TIMS dhe pse ligjërisht ai nuk mund të kalonte transit pa kryer këtë procedurë.
Sipas përshkrimit të pamjeve të datës 4 shkurt, që janë pasqyruar në vendim, thuhet se në orën 17:14 minuta kamioni me drejtuesin Zoran Stajonoski i ngarkuar me 8 ton hashash afrohet pranë peshores që ndodhet afër kabinave të kontrollit të punonjësve të policisë.
Aty zbret shoferi dhe kthehet pas 7 minutave. Por një minut pas kthimit të shoferit Stajonoski në kabinën e kamionit, aty afrohet një punonjës policie I veshur me jelek fosforishent, i cili hap derën e pasagjerit të kamionit, duke u futur në kabinën e mjetiti.
Nga pamjet e përshkruara nga oficeri policisë gjyqësore, thuhet se punonjësi i policisë merr ose lë diçka brenda kabinës, pa qenë në gjendje të dallohet se çfarë dhe largohet.
Vetëm pas largimit të policit shoferi Stajanoski afrohet pranë pikës së kontrollit për t’iu nënshtruar procedurave të hyrjes.
Çl
irim Pepa, Ervin Kodra, Lirim Halili dhe Syrja Tereziu janë efektivët e arrestuar të cilët tashmë përballen me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.4%
-
Pak
13.1%
-
Aspak
70.5%
Vota total: 61
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e postierit, brenda makinës ‘Porsche’ të autorëve gjendet arma e krimit! Targat u vodhën në Kamëz në 2023
24 Janar, 15:31
-
5500 vende të lira puna! Strategjia e qeverisë për të ‘stërvitur’ të rinj gati për treg
24 Janar, 15:27
-
Të lidhur me zinxhirë, njëri pas tjetrit! Shtëpia e Bardhë poston foto të emigrantëve ilegalë që po dëbohen nga SHBA
24 Janar, 15:24
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Filmi i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri, kandidat për çmimin Cesar në Francë
24 Janar, 15:20
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Stuhia 'Eowyn' godet Britaninë e Madhe, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime
24 Janar, 15:03
-
Në rrezik vota e diasporës, PD: S'votojmë ndryshimet në Kod nëse nuk njihet votimi me ID të huaj! Berisha: Protesta në ambasada nëse s’votohet
24 Janar, 15:02
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme regjistrohen në Bushat të Shkodrës dhe Ulqin! Lëkundjet ndjehen edhe në Lezhë dhe Pukë
24 Janar, 14:56
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Partneriteti me Onkologjikun, flet zv.presidenti i Sheba Medical Center: Jemi këtu për të sjellë shpresë për pacientët! Do ndajmë ekspertizën me profesionistët tuaj
24 Janar, 14:48