8 vatra zjarri mbeten aktive në vend, nga 35 të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Në terren po operojnë 120 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor, thotë Ministria e Mbrojtjes.
Në Parkun Kombëtar të Lurës janë aktivizuar 2 avionë Air Tractor dhe 1 autobot uji. Banesat janë të sigurta për shkak të korridoreve që janë hapur për të penguar avancimin e flakëve.
Në Dajt 2 helikopterë po punojnë për shuarjen e vatrës mbi tunelet e Qafë-Mollës, por s’ka rrezik për zonat e banuara. Edhe në Priskë e Farkë zjarri është nën kontroll.
Në Krujë po ndërhyhet për shuarjen e vatrave në Abaz e Zidoll, por pa rrezik për zonat e banuara.
Vatrat e tjera janë në Lufaj të Lezhës, Dardhë të Elbasanit, pyjet e Tërbunit në Shkodër në Qafë Helmes dhe Bulqizë-Selishtë të Dibrës.











Komente
Komento