8 vite në krye të Vatikanit, Meta uron Papa Françeskun: Mesazhet e dhëna nga Shenjtëria juaj, janë inkurajuese për mbarë njerëzimin në këtë kohë pandemie

8 vite në krye të Vatikanit, Meta uron Papa Françeskun: Mesazhet e dhëna nga Shenjtëria juaj, janë inkurajuese për mbarë njerëzimin në këtë kohë pandemie

Presidenti Ilir Meta dhe Papa Françesku

Presidenti Ilir Meta ka uruar Papa Françeskun, i cili në ditën e sotme bën 8 vite në krye të Vatikanit. Meta shkruan se në emër të popullit shqiptar, Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta, si dhe Ju uroj sukses të plotë në përmbushjen me sukses të misionit Tuaj hyjnor.

Po ashtu më tej presidenti Meta thekson se në këto kohë plot sfida që po kalon njerëzimi, mesazhet e dhëna nga Shenjtëria Juaj, janë inkurajuese për mbarë botën dhe njerëzimin, janë mesazhe shprese për të ardhmen e begatë dhe në paqe për të gjithë dhe tepër frymezuese për ta kaluar sa më lehtë edhe pandeminë, këtë të keqe më të cilën po luftojmë të gjithë.

‘Shenjtëria Juaj, Papa Françesku! Me rastin e 8-vjetorit Tuaj Papnor, kam kënaqësinë e veçantë, që në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta, si dhe t’Ju uroj sukses të plotë në përmbushjen me sukses të misionit Tuaj hyjnor.

Në këto kohë plot sfida që po kalon njerëzimi, mesazhet e dhëna nga Shenjtëria Juaj, janë inkurajuese për mbarë botën dhe njerëzimin, janë mesazhe shprese për të ardhmen e begatë dhe në paqe për të gjithë dhe tepër frymezuese për ta kaluar sa më lehtë edhe pandeminë, këtë të keqe më të cilën po luftojmë të gjithë.

Duke Ju falënderuar me mirënjohje për ndihmën, vëmendjen dhe kujdesin e veçantë që Ju At i Shenjtë dhe Selia e Shenjtë i kushton popullit shqiptar dhe Shqipërisë, në dobi të ringritjes shpirtërore, forcimit të harmonisë ndërfetare dhe të përpjekjeve për t’u integruar në Bashkimin Europian, si dhe me vullnetin e palëkundur për t’i forcuar e pasuruar më tej lidhjet institucionale e shpirtërore, ju lutem pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë. Zoti ju dhëntë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë për të mirën e njerëzimit!’- shkruan Meta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pelioni: 13/03/2021 17:15

    Anti njeriu me emrin like floriri,ai që kur derdhet gjak shqiptari në bulevardin dëshmorët e kombit,thotë mirë ju bë kokë pa larve,sot uron njeriun e zotit.. o zot çfar bëhet a ka fund hipokrizia e këtyre vampireve të tipit like floriri&Sali vdekja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus

SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus