Një vrasje me armë gjahu ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në fshatin Vlosh të Roskovecit, në rrethin e Fierit, teksa shtetasi Karafil Rrapushi ka mbetur viktimë e djalit të tij 8-vjeçar me inicialet F.Rr. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 12:15, ndërsa për të pati edhe raportime kontradiktore, duke qenë se fillimisht u lajmërua se viktima ishte sulmuar nga një ujk e më pas kishte gjetur vdekjen. Policia, me të marrë njoftimin ngriti një grup hetimor, i cili pas veprimeve të para proceduriale doli në konkluzionin se ajo ishte një vrasje dhe jo aksident në pyll. Arma e gjahut është gjetur në vendngjarje, sipas njoftimit të policisë.
Sa i përket rrethanave të ngjarjes, mësohet se viktima kishte dalë në pyllin e fshatit për të mbledhur bimë medicinale, por teksa është ulur për të pushuar, armën e gjahut ia kishte marrë i mituri për të luajtur dhe papritur e kishte shkrepur këmbëzën në drejtim të të atit, duke i shkaktuar atij vdekjen. Ka qenë vet fëmija 8-vjeçar që ka njoftuar familjarët për vdekjen e të atit, por nga frika është përpjekur fillimisht e ka sajuar ngjarjen për të mbuluar krimin. Megjithatë, ka qenë po ai që ka shpjeguar më pas të vërtetën. Fëmija i mitur është nën kujdesin e një psikologu dhe një avokati.
Versioni i policisë
“Shtetasi Karafil Rrapushi ka dale ne pyllin e fshatit per te mbledhur bime medicinale dhe eshte ulur per te pushuar, nderkohe i biri ka marre armen e gjahut dhe ka filluar te luaje dhe pa dashje ka realizuar shkrepjen e cila ka shkaktuar vdekjen e babait të tij. Vete femija 8 vjecar ka njoftuar familjaret per vdekjen e te atit dhe ka sajuar ngjarjen fillimisht me qellim mbulimin e saj nga frika, me pas ka shpjeguar te verteten. Me femijen e mitur po kryhen veprimet ne prezence te psikologut dhe avokatit”, perfundon komunikata e Policisë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com