Një djalë 8-vjeçar, i cili ndihmoi në inspirimin e legjislacionit federal në nismën “Right to Try” tërhoqi të gjithë vëmendjen të mërkurën gjatë firmosjes nga Presidenti Trump.
Djali, Jordan McLinn, nga Indianapolis, Indiana u çua nga karrigia me rrota për të qëndruar pranë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili hidhte firmën e tij në dokumentin e legjislacionit. Ai gjithashtu i dha 8-vjeçarit stilolapsin me të cilin firmosi aktin.
Ndërsa Presidenti nënshkruante, djali përpiqej vazhdimisht ta përqafonte. Pas disa përpjekjeve, presidenti e shpërbleu me një përqafim të ngrohte dhe një puthje.