TIRANE- Gjykatësi i arrestuar për veprën penale të korrupsionit pasiv do të qëndroj në burg 30 ditë, duke nisur nga dita e hënë që kaloi. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Idriz Mulkurti, i cili për t’i lënë kohë prokurorisë të sjellë prova në lidhje me akuzën ndaj gjyqtarit të Sarandës të prangosur për korrupsion.
Doda u prangos të premten pasi prokuroria e akuzon se duke i kërkuar 80 milionë lekë një biznesmenit të kompanisë ndërtimore “Kalaja”, do t’i jepte vendimin në favor të tij, por pasi nuk mori pagesën ndërroi dispozitivin duke dhënë një tjetër vendim. Ishte gjykatësi Mulkurti i cili vendosi të mos lërë në seancë as kamerat as gazetarët duke mos dhënë asnjë shpjegim, ndërsa mësohet se seanca ka qenë e tensionuar ku prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” ndaj Rasim Dodës.
Kjo kërkesë nuk është miratuar nga gjyqtari me argumentin se prokuroria nuk kishte sjellë të plotë aktin e ekspertimit, duke vendosur të lerë 30 ditë në burg gjyqtarin Doda. Burime pranë prokurorisë thanë se shumë shpejt do i venë në dispozicion gjykatës aktin e ekspertimit të kompjuterit të gjykatës,duke kërkuar njëherësh ndryshimin e masës së sigurisë nga “arresti në burg” 30 ditor në “arrest në burg”.
Takimi në lokal
Gjyqtari Doda, një ditë para dhënies së vendimit e kishte zbardhur dispozitivin duke ja treguar biznesmenit Hasan Bushi se nëse i jepte 80 milion lekë të vjetra gjyqi fitohej nga ai dhe se vendimin e kishte zbardhur një ditë para se ta shpallte atë në gjykatë. Ky takim, mes gjyqtarit të Sarandës Doda dhe biznesmenit të kompanisë ndërtimore “Kalaja” Hasan Bushi është bërë në një nga lokalet e zonës, ku gjyqtari i ka treguar vendimin e fitores pro, Bushit.
Mirëpo duke qënë se ky i fundit i ka pohuar se nuk donte të paguante, të nësërmen kur ishte planifikuar dhënia e vedimit, gjyqtari ka ndryshur gjatë natës vendimin dhe i ka dhënë fitoren palës tjetër, shtetases Gjinovefa Shehut. Sipas burimeve të prokurorisë mes Shehut dhe Bushit, kishte lindur një konflikt për një kontratë sipërmarje, ku në tokën e shtetases Gjinovefa Shehu, biznesmeni Hasan Bushi, ka dashur të ndërtojë pallat.
Hetimet
Ngjarja është denoncuar në 21 prill në prokurori nga biznesmeni Hasan Bushi, i cili ka bashkëpunur me prokurorinë duke përgjuar gjyqtarin Rasim Doda. Prokuroria, pasi ka marrë autorizimin nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka nxjerrë urdhër-ndalimin për gjyqtarin e gjykatës Sarandë, Rasim Doda, i dyshuar për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit”. Urdhëri i ndalimit është zbatuar në mesditën e së premtes nga ana e forcave të policisë Tiranë.
Nga hetimi i deritanishëm i prokurorisë Rasim Doda ka kontaktuar me njërën prej palëve një ditë para dhënies së një vendimi civil që po e gjykonte ai dhe, në këmbim të vendimit në favor të kësaj pale, dyshohet se i ka kërkuar 80 milion lekë të vjetra. Madje, për ta bërë më të besueshëm faktin se vendimi do të ishte në favor të kësaj pale, gjyqtari, një ditë para seancës përfundimtare, i ka vënë në dispozicion palës dispozitivin e vendimit, i cili do të ishte në favor të tij.Hasan Bushi ka kuptuar nga gjyqtari shumën që kërkonte për dhënien e këtij vendimi dhe i ka deklaruar se nuk mund të paguante shumën që i kërkohej.
Pas këtij diskutimi, gjyqtari dhe personi që përfaqësonte njërën palë janë ndarë, pasi diskutimi ishte bërë gjatë një takimi rastësor në mbrëmjen e së dielës, datë 19 prill 2014. Të nesërmen, ditën e vendimit, pra të hënën datë 20 prill 2015, gjyqtari Rasim Doda ka shpallur vendimin, duke i dhënë të drejtë palës tjetër, pra jo personit të kontaktuar një ditë më parë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com