VIDEO/ PSG fiton duelin direkt me Marseille dhe vendos 'diktat' në Francë! Rashani shpëton Clermont nga humbja, turpërohet Monaco

Festa e Elbasan Rashanit

Ligue I e futbollit në Francë mbylli javën e 25-të. Me fillim në 15:00, këtë të diel u zhvilluan pesë duele. Lorient nuk ia doli të marrë tri pikë në shtëpi, teksa Auxerre i mposhti me golin e Ravoleson në minutën e 58. Tri pikë edhe për Ajaccio, që mundi 2-1 në shtëpi Troyes. Clermont dhe Strasbourg barazuan 1-1. Elbasan Rashani shënoi Clermont nga humbja me golin e tij. Nantes humbi në shtëpi 0-1 me Rennes. Doku në të 20 minutë vendosi ndeshjen. Reims fitoi 3-0 me Toulouse. Në 17:00 Monaco humbi 0-3 me Nice dhe në 20:45 Marseille humbi 0-3 me PSG.

Në stadiumin "de la Beaujoire", Nantes vendase humbi 0-1 me Rennes për javën e 25 në Ligue I, me miqtë që vijojnë formën e mirë dhe janë në zonën e Europa League. Ndeshja u vendos nga goli i Doku në minutën e 20-të. Në 45 minutat e dyta u kryen 10 zëvendësime nga dy skuadrat, me rezultatin që në fund nuk ndryshoi. Pas humbjes në Europa League me Juventusin, Nantes pëson disfatë tjetër, këtë herë në kampionat. Rennes me 46 pikë mban vendin e pestë, teksa Nantes me 28 pikë është në vendin e 13-të.

Për javën e 25-të në Ligue I në Francë, Monaco humbi 0-3 me Nice në Principatë. Në stadiumin "Luigji i II" ishin miqtë ata që dolën me tri pikë për po kaq gola në një ndeshje të dominuar nga djemtë e Didier Digard. Të tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë, me Monacon që u befasua nga Moffi qysh në minutën e tetë. Sërish Moffi në të 26 shënoi dopietë personale, teksa në minutën e 43 kishte vend edhe për Thuram. Pas suksesit, Nice me 41 pikë mban vendin e shtatë, vetëm pesë pikë më pak se zona evropiane. Monaco me 50 pikë renditet në vendin e tretë.

Në "Velodrome" Marseille vendase humbi 0-3 me PSG-në për javën e 25-të në Ligue I. Ylli i parisienëve, Lionel Messi shkëlqeu me dy asiste dhe një gol, duke shkuar në 700 gola të shënuar në karrierë. Dopietë edhe nga Mbappe, që edhe njëherë tregon se sa i vlefshëm është për këtë ekip. Djemtë e Tudor gjatë 90 minutave nuk treguan asgjë nga loja e tyre, duke mos fituar ndeshjen direkte për titull. PSG me 60 pikë mban kreun e renditjes, teksa Marseille në vendin e dytë me 52 pikë.

Ligue I - java 25:

15:00

Lorient 0-1 Auxerre (Ravelosen 58')

Ajaçio 2-1 Troyes (Belalli 62', El Idrissy 68' / Balde 23')

Clermont 1-1 Strasbourg (Rashani 65' / Diello 34')

Nantes 0-1 Rennes (Doku 20')

Reims 3-0 Toulouse (Ito 4', Munetsi 7', Abdelhamid 68')

17:00 Monaco 0-3 Nice (Moffi 8', 26', Thuram 43')

20:45 Marseille 0-3 PSG

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
GOLAT/ PSG shkëlqen me Messi-Mbappe dhe mund Marseille-n në 'Velodrome', 'Pleshti' kap 700 gola

Në "Velodrome" Marseille vendase humbi 0-3 me PSG-në për javën e 25-të në Ligue I. Ylli i parisienëve, Lionel Messi shkëlqeu me dy asiste dhe një gol, duke shkuar në 700 gola të shënuar në karrierë. Dopietë edhe nga Mbappe, që edhe njëherë tregon se sa i vlefshëm është për këtë ekip. Djemtë e Tudor gjatë 90 minutave nuk treguan asgjë nga loja e tyre, duke mos fituar ndeshjen direkte për titull. PSG me 60 pikë mban kreun e renditjes, teksa Marseille në vendin e dytë me 52 pikë.

Ora 19:06
VIDEO/ Monaco befasohet në shtëpi, Nice i shënon 3 gola në Principatë

Për javën e 25-të në Ligue I në Francë, Monaco humbi 0-3 me Nice në Principatë. Në stadiumin "Luigji i II" ishin miqtë ata që dolën me tri pikë për po kaq gola në një ndeshje të dominuar nga djemtë e Didier Digard. Të tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë, me Monacon që u befasua nga Moffi qysh në minutën e tetë. Sërish Moffi në të 26 shënoi dopietë personale, teksa në minutën e 43 kishte vend edhe për Thuram. Pas suksesit, Nice me 41 pikë mban vendin e shtatë, vetëm pesë pikë më pak se zona evropiane. Monaco me 50 pikë renditet në vendin e tretë.

Ora 17:48
VIDEO/ Juventusi lë me pasoja Nantes, francezët humbasin në kampionat

Në stadiumin "de la Beaujoire", Nantes vendase humbi 0-1 me Rennes për javën e 25 në Ligue I, me miqtë që vijojnë formën e mirë dhe janë në zonën e Europa League. Ndeshja u vendos nga goli i Doku në minutën e 20-të. Në 45 minutat e dyta u kryen 10 zëvendësime nga dy skuadrat, me rezultatin që në fund nuk ndryshoi. Pas humbjes në Europa League me Juventusin, Nantes pëson disfatë tjetër, këtë herë në kampionat. Rennes me 46 pikë mban vendin e pestë, teksa Nantes me 28 pikë është në vendin e 13-të.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja