PSG fitoi 4-2 me Nantes për javën e 26-të në Ligue I. Skuadra e Galtier shënoi dy gola të shpejt, teksa miqtë nga Nantes befasuan në vijimin e pjesës së parë. Do duhej pjesa e dytë që parisienët të gjenin edhe dy herë të tjera rrjetën. Dueli u hap nga Lionel Messi në të 12 minutë, teksa PSG gjeti golin e dytë me një autogol të Hadjam.
Në minutën e 31 Blas shkurtoi shifrat, teksa Ganago barazoi në të 38. Në pjesën e dytë është kujdesur Mbappe që në të 60 minutë asistoi për Pereira dhe më pas Mbappe në të 90+1 minutë shënoi për 4-2.
Pas javës së 26-të, PSG me 63 pikë mban kryesimin e tabelës, ndërsa Nantes renditet në vendin e 13-të me 28 pikë.