GREQI- Një rritje të ndjeshme të rasteve me COVID-19 ka përjetuar sërish gjatë 24 orët e fundit Greqia, ku janë regjistruar 32.694 të infektuar. Fatkeqësisht 80 qytetarë nuk arritën t’i mbijetonin betejës me virusin dhe si pasojë kanë humbur jetën.
Varianti Omicron duket se ka rënduar situatën epidemiologjike në vendin fqinj, duke rritur edhe dita ditës numrin e pacientëve të intubuar. Aktualisht 640 persona janë të shtruar në spital, prej të cilëve 537 janë të pavaksinuar, ose pjesërisht të vaksinuar.
Numri total i infektimeve ka shkuar 1.568.215, ndërsa ai i viktimave është 21.559 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.